Shuhet fituesja e “Nobelit” për Letërsi, Toni Morrison

E mërkurë, 07 August 2019 11:15

Fituesja e çmimit Nobel për Letërsi, Toni Morrison, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Familja Morrison ka konfirmuar se autorja amerikane ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton BBC. 

Vdiq në moshën 88 vjeçare shkrimtarja e njohur amerikane Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel të letërsisë.

Zonja Morrison, e cila ishte profesore në Universitetin Princeton, është sidomos e njohur për romanin Beloved, botuar në vitin 1988, për të cilin fitoi Çmimin Pulitzer dhe Çmimin e Librit Amerikan.

Romani u përshtat në filmin me të njëjtin emër dhjetë vjet më vonë. Në vitin 1993, Toni Morrison fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Ajo është nderuar me shumë çmime dhe medalje të tjera prestigjoze.

Librat e saj i dhanë shprehje të gjallë të vërtetave të patreguara në jetën e afrikano-amerikanëve, në të shkuarën dhe të tashmen. E megjithatë, kritikët vlerësojnë se vepra e saj kishte një kuptim universal.

Në njoftimin e vitit 1993 Komiteti i Çmimit Nobel vinte në dukje se Toni Morrison, me romanet e saj “të karakterizuara nga forcë vizionare dhe peshë poetike, i dha jetë një aspekti thelbësor të jetës amerikane.”

Në vitin 2012, zonjës Morrison iu akordua Medalja Presidenciale e Lirisë, nga Presidenti Barak Obama, nderimi më i lartë civil në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...