Tre artistë në galerinë e artit “Zeta”

Tuesday, 03 September 2019 14:52

Tre artistë ekspozojnë nesër punët e tyre në galerinë e artit “Zeta”. TICA - Instituti i Artit Bashkëkohor, në bashkëpunim me qendrën “Zeta” prezantojnë ekspozitën përmbyllëse të programit të rezidencave për artistë, periudha e pranverës. Artistët pjesëmarrës Altin Krasniqi, Blerta Hoçia dhe Donika Çina kanë zhvilluar kërkimet e tyre artistike përgjatë një periudhe dy mujore. Ekspozita me artistët nga Shqipëria dhe Kosova paraqet procesin dhe disa rezultate të këtyre kërkimeve, që hulumtojnë interesa të posaçme në lidhje me qytetin, botën e brendshme dhe psikologjike të individit, apo përjetimet kujtesore të realitetit, që na rrethon. Përmes instilacioneve dhe video instalacioneve artistët janë bërë bashkë këtë herë në galerinë e artit “Zeta”, në këtë ekspozitë që është e para për shtatorin. Për drejtuesen e galerisë Valentina Koça, ekspozitat që hapen në galeri janë kërkime të ndryshme të artistëve. Sipas saj, rezidencat janë një mbështetje për artistin në radhë të parë, sepse i krijon mundësi për punën. “Ata artistë, që vijnë nga rajoni kanë mundësi për shembull të shikojnë një vend dhe situatë tjetër. Për artistët nga Shqipëria është mirë, sepse brenda rezidencës ke mënyrën e komunikimit, bisedat, komunikimet që ndodhin brenda kësaj rezidence. Por është dhe mundësia e prodhimit të një pune të re, sepse aty ka dhe një mbështetje që të ndihmon në këtë gjë. Në fund të mundësohet dhe një ekspozitë, që është dhe një ballafaqim me publikun, dhe e përmirëson dhe karrierën profesionale si artist, duke pasur një event më shumë në CV, një punë më shumë. Pra këto janë pjesë të shëndetshme, që ka rezidenca për artistët”, pohon mes të tjerave Valentina Koça, që prej vitesh merret me organizimin e ekspozitave të ndryshme, që hapen në galerinë “Zeta”. Programi i rezidencave për artistë 2019, u organizua nga TICA në bashkëpunim me “Zeta”, qendër për artin bashkëkohor, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Ekspozita që hapet nesër do të qëndrojë për publikun deri më 17 shtator.

Altin Krasniqi është artist, që jeton e punon në Prishtinë, Kosovë. Puna e Altin Krasniqit flet për histori familjare, për migrimin, për ndryshimet ekonomike që ndodhën pas luftës në Kosovë, për raportet shoqërore dhe gjurmët që këto ndryshime kanë lënë në arkitekturën urbane dhe ekonominë e vendit. Blerta Hoçia është artiste dhe kuratore, që jeton midis Tiranës dhe Prishtinës. Në praktikën e saj artistike Blerta Hoçia, fokusohet në procesin krijues të kujtesës, se si ne merremi me të, në intimitet dhe si shoqëri. Puna e saj tenton të krijojë një dialog ideal me të kaluarën. Ajo punon me arkivat personale si dhe me arkivat publike digjitale ose analoge. Donika Çina zakonisht punon në mediumin e video artit dhe video instalacionit. Në punën e saj, ajo është e interesuar në mënyrën se si personalja situacionon veten dhe përballet me shoqërinë dhe nocionet, normat dhe standardet e saj kolektive. Ajo fokusohet sidomos në momentet e vendimmarrjes, të cilën ajo e kupton si një ftesë për të mbajtur një qëndrim, që pasqyron ose rrjedhimisht buron jo vetëm nga opsione bardh e zi. Përmes procesit individi zhvillon dhe ballafaqohet me pyetje, të cilat më pas do të rezultojnë në rezultatin përfundimtar të vendimmarrjes. Prandaj procesi mund të konsiderohet si një sistem shtresëzimi, që të çon drejt mbajtjes së një qëndrimi. Kjo gjë është e reflektuar përmes formës mediatike të përdorur në punën e Donikës, duke iu adresuar shikuesit drejtpërsëdrejti për të marrë vetë vendimet e tyre ndërsa hasen me punën e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...