“Western Promises” me punët e skulptorëve italianë, prezantohet dhe vepra “Pelle d’elefante”

E Enjte, 19 September 2019 14:37

Ekspozita “Western Promises" vjen për publikun me veprat e skulptorëve të njohur italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele. Art, imagjinatë, teknikë, kuruar nga Gaetano Centrone dhe Genti Gjikola. “Western Promises” hapet sot në COD dhe përmban skulptura, instalacione, dizenjo dhe video, por është ekspozita e parë personale e dyshes së famshme të skulptorëve italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele. Ekspozita, e cila përfshin një përzgjedhje të disa prej veprave më domethënëse të dyshes, kurohet nga Gaetano Centrone dhe Genti Gjikola. Në tekstin e kuratorëve thuhet, se si dy artistë origjinalë të interpretimit të bashkëkohores, Perino dhe Vele e kanë imponuar veten që nga fillimi i karrierës së tyre nga fundi i viteve 1990, me stilin e tyre unik dhe të mirëpërcaktuar, si dhe me gjuhën shprehëse artistike, që merr shumë si nga skena urbane e epokës sonë ashtu dhe nga tradita e madhe kulturore italiane dhe mesdhetare. “Një nga tiparet më karakteristike të punës së tyre buron nga një hetim intensiv i vetive individuale të materialeve të “rëndomta”, popullore, zakonisht artizanale, siç është në këtë rast papiermasheja, të cilat më pas dekontekstualizohen dhe ripropozohen si objekte arti, që përshkruajnë jo vetëm forma dhe objekte të estetikës të zakonshme, por gjithashtu paraqiten edhe si relike të brishtësisë njerëzore dhe debulesave sociale”, thuhet në tekstin kuratorial për ekspozitën, që sot hapet për publikun në COD te kryeministria. Në ekspozitë do të prezantohet edhe vepra “Pelle d'elefante” (1998), të cilën Harald Szeemann e zgjodhi për Bienalen e 48 të Venecias në 1999. Kuratorët shprehen se vepra në fjalë është një skulpturë e “banueshme”, e cila formohet nga një lëkurë elefanti, realizuar me papiermashe, stilizuar si tapet, ndërsa mbi të janë vendosur dy kolltukë hekuri krejtësisht të parehatshme. “Ëndrrat e mëdha të luksit dhe mirëqenies së botës perëndimore zbulohen para publikut për ato që vërtetë janë: premtime të rreme dhe të pamenduara që rezultojnë të bazuara në shtypje dhe mizori”, thuhet për ekspozitën. Një nga ciklet më të njohura të artistëve italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele kushtuar elpis- shpresa në mitologjinë klasike greke, prezantohet në këtë ekspozitë me disa amfora të veshura me shtresa papiermasheje; si objekte të përditshme, por dhe si objekte arkeologjike të mbuluara nga interpretime bashkëkohore ato ndërtohen nga një element organik bitumi (zifti), duke përzier periudha, simbole, identitete, përkatësi me një zhdërvjelltësi sanguine. Ekspozita e parë këtë sezon që hapet për publikun në mjediset e COD do të qëndrojë deri më datë 31 tetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...