Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” shfaqet në TIFF, javën e ardhshme në kinematë e Tiranës

Diel, 29 September 2019 13:10

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji nga Kushtrim Bekteshi u shfaq në “Tirana International Film Festival”. Premierë kombëtare në edicionin e 17 të TIFF, filmi me regji nga Kushtrim Bekteshi ka në role aktorë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Filmi shënoi premierën botërore në “Moscow International Film Festival” dhe pas prezantimit në TIFF, sipas producentit Genc Përmeti së shpejti do të jetë edhe në kinema. “Duke filluar nga e enjtja e javës që vjen filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” do të jetë në kinemanë e Tiranës për publikun”, pohon ai. Ky projekt në festivalin e filmit ndërkombëtar “Prifest 2014” fitoi çmimin “The Vannesa Redgrave Award” për Best Pitch. Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Në fshatin e harruar jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve, Xhinga dhe Murseli. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollën e fshatit mbizotëron gjendje kaotike, por dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Nga e gjithë kjo gjendje kaosi përfitojnë dy të rinjtë Agimi dhe Shpresa, të cilët arrijnë të realizojnë lidhjen e dashurisë që ua kanë ndaluar prindërit e tyre. Ndër klientët e rregullt në kafene është edhe i papuni Xharra, i cili me gruan e tij Hanën (e cila është shtatzënë) ka tre fëmijë të vegjël. Hoxha e humb autoritetin tek burrat e fshatit. Përveç pleqve, askush tjetër më nuk shkon në xhami. Edhe përkundër thirrjeve të tij apokaliptike për katastrofën që i kanoset fshatit, prapë se prapë kafeneja vazhdon me punë. “Spiuni” i fshatit (Avdili) përpiqet që ta përmbushë misionin që ia ka ngarkuar Xhinga për ta vënë në tundim Hoxhën që edhe ai ta vizitojë kafenenë. Ndërkaq që gratë e fshatit detyrohen vetë të përkujdesen për fëmijët, shtëpinë, arat dhe gjithçka tjetër. Përpjekjet e tyre për t’i ndalur burrat për të shkuar në kafene, rezultojnë të pasuksesshme. Në fund Hana me ndihmën e Hoxhës dhe gruas së tij, arrin t’i organizojë gratë e fshatit që të rebelohen, të ndërmarrin aksion për t’i dëbuar prostitutat dhe për ta djegur kafenenë. Kafeneja digjet e tëra, ndërsa jeta në fshat ka gjasa të kthehet përsëri në normalitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...