"Shkodra-familja, kultura, historia ime", me 40 fotografi në ekspozitë

Tuesday, 01 October 2019 11:10

Në Shtëpinë Muze të Pashko Vasës në Shkodër u hap ekspozita "Shkodra - familja, kultura, historia ime". Shumica e 40 fotografive bardh e zi, që datojnë mes viteve 1878-1989, u publikuan për herë të parë. Fotografi të tilla si banda e parë frymore (1878), shfaqja e parë në gjuhën shqipe e tragjedisë "Jul Çezari" të Shakespeare në vitin 1920 nga Shkolla Jezuite etj, dëshmojnë se disa prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë janë zhvilluar në Shkodër. Nga ana tjetër, kontrasti i madh mes periudhave të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore shpërfaqet në dimensionet e tij më ekstreme në këtë ekspozitë. Kështu, krahas fillesave artistike të elitës së muzikës shqiptare, si Prenk Jakova, Ramadan Sokoli etj, në ekspozitë u prezantuan edhe fotografitë e artistëve amatorë të ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore të kohës së realizmit socialist. Sepse e tillë është vetë trashëgimia kulturore, gjithëpërfshirëse, ndonëse e ndikueshme nga ndryshimet e mëdha politike dhe shoqërore të një vendi. Në ekspozitë, këto ndryshime nuk përmenden, por konfirmohen nga dekori me flamuj turk i një koncerti në fillim të shekullit XX; lulëzimi dhe pastaj zhdukja e përnjëhershme e bandave muzikore dhe shoqërive kulturore të qytetit në vitet 1940; orientimi perëndimor e më pas lindor, sovjetik e kinez i artit dhe kulturës, menjëherë pas Çlirimit e deri në fundin e viteve 1960; një iluzion liberalizmi me grupet muzikore të të rinjve dhe si ndëshkim, në fund të viteve 1980, festivalet masive të ansambleve e grupeve artistike të çdo ndërmarrjeje dhe kooperative bujqësore”, thuhet në materialin shpjegues të ekspozitës. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë qindra qytetarë, shumica artistë profesionistë dhe amatorë, njerëz që për dekada kontribuuan drejtpërsëdrejti në thurjen e shtresave të kujtesës kolektive të qytetit. Ekspozita fotografike "Shkodra - familja, kultura, historia ime" kulmoi aktivitetet në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër. Por ajo është kurorëzim i konkursit të fotografisë me temë nga jeta kulturore artistike përpara vitit 1990, të shpallur nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2. Thirrjes së hapur iu përgjigjën 44 konkurrentë, mes tyre mjaft artistë, të cilët sollën një numër rekord prej 306 fotosh. Në bazë të tre kritereve: vjetërsia, rrëfimi dhe realizimi estetik, juria zgjodhi 40 fotografitë më të mira që u paraqitën në ekspozitë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...