Teatri Kombëtar, sezoni artistik me katër premiera

Diel, 13 October 2019 09:09

Drama “Xhelatët” e autorit  McDonagh është vepra e parë, që çeli sezonin artistik të Teatrit Kombëtar në “ArTurbina”. Vepra vjen në skenë me regji nga Qëndrim Rijani, si dhe një kastë aktorësh të njohur të teatrit. "Xhelatët" është një produksion i madh nga Teatri Kombëtar, që finalizohet pas një pune disa mujore. Pas kësaj vepre në skenë priten gjatë këtij sezoni artistik dhe premiera të tjera. Drejtori i teatrit Hervin Çuli shprehet se ky sezon artistik ka katër vepra teatrore premierë. ““Xhelatët” e autorit Martin McDonagh me regji nga Qëndrim Rijani, “Skena nga një ekzekutim” e Howard Baker me regji Rovena Lule, “Koriolanos” i Shekspirit me regji të Altin Bashës dhe “Borgjezi fisnik” e Molierit”, shprehet drejtor Hervin Çuli. Bordi artistik i Teatrit Kombëtar ka në përbërje të tij artistë, por dhe përfaqësues nga institucionet. Në bordin artistik janë aktorja Margarita Xhepa, e cila është edhe në cilësinë e kryetares së bordit, dramaturgu Bashkim Hoxha, gazetari Andi Tela, Herida Duro si përfaqësuese e Ministrisë së Kulturës, një përfaqësuese e Ministrisë së Financave, Zamira Kita drejtoreshë e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe shkrimtari Preç Zogaj. Ky sezon artistik u hap më dramën “Xhelatët” në skenë për publikun, por sa i përket dramaturgjisë shqiptare sipas drejtorit Hervin Çuli ajo do të marrë vendin që i takon në momentin, që është një vepër e mirë. “Këtë vit besoj se ne nuk kemi pas edhe prurje nga drama shqipe për të qenë pjesë e Teatrit Kombëtar. Vjet kemi pas dy vepra, “Tag” të Bashkim Hoxhës dhe “Pengu” të Saimir Gongo. Këtë vit nuk kemi pasur edhe kërkesa për t’u përfshirë në TK. Unë vazhdoj që të jem me idenë se jo domosdoshmërish një institucion teatral duhet që të kërkojë me dhunë për të gjetur një tekst të dramaturgjisë vendase, sepse kjo nuk bëhet me shiringë. Drama shqipe do të marrë vendin që i takon në momentin, që ka një vepër të mirë”, vijon Çuli. Vepra teatrore “Xhelatët” trajton temën e dënimit me varje. Historia zhvillohet në Anglinë e viteve 1965. Regjisori Rijani pohon se “Xhelatët” është një vepër, që përveç faktit që ka rrëmbyer çmime dhe është një pjesë e re, shumë shpejt po bëhet pjesë e teatrove më të mira të botës. Vepra është përkthyer nga Artur Lena dhe në skenë ajo interpretohet nga aktorë të njohur si Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu , Florian Agalliu, Adelina Muca, Sokol Angjeli, Genci Fuga, Hervin Culi, Genti Deçka, Ardian Cerga, Xhuliano Brisku, Myzafer Zifla, Ina Konomi Gjonci, Altea Lazaj. Në skenë regjisori ka zgjedhur aktorë të njohur, por për rolin e Shirlit në teatër janë zhvilluar edhe audicione. Skenografia dhe kostumografia vijën nga Berina Kokona dhe muzika është shkruar nga kompozitori Fatos Lumani.

 64759570_10156058224767121_6360743709499195392_o.jpg

4 premierat: 

“Xhelatët” e autorit Martin McDonagh me regji nga Qëndrim Rijani

“Skena nga një ekzekutim” e Howard Baker me regji Rovena Lule

“Koriolanos” i Shekspirit me regji të Altin Bashës

“Borgjezi fisnik” e Molierit”, regjia ?

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 09:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...