Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vlerësuar ekspozitën ‘Notre Drame de Tiran’ të piktorit Avni Delvina, që po mbahet në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar.
Kryemadhi e ka cilësuar këtë ekspozitë që sjell përpjekjet për të mbrojtur Teatrin nga dhuna shtetërore si një ‘Një ekspozitë ku beteja e sotme për teatrin thërret historinë e përbashkët në mbrojtje të vlerave.’
Një ekspozitë që të frymëzon. Në tablotë e krijuara me aq dashuri, vërtetësi dhe të ndërthurura me simbolika aq të veçanta, që vetëm një mjeshtër si Avni Delvina mund t’i japë jetë! Një ekspozitë ku beteja e sotme për teatrin thërret historinë e përbashkët në mbrojtje të vlerave. Kjo nuk është betejë vetëm për një godinë dhe historinë e saj. Kjo është kthyer në një kauzë të qytetarëve përballë barbarëve.
Kjo është kauza e vlerave përballë antivlerave.
Kauza e patriotëve përballë qeveritarëve që për karrigen janë gati të shesin jo vetëm pronën publike, por edhe trojet e shqiptarëve.
Kjo është kauza e njerëzve të lirë përballë autokratit të pashpirt!
Kjo është kauza e identitetit kombëtar përballë oligarkisë qeverisëse, që për fitimet e ditës janë gati të shkatërrojnë historinë e kombit!
Kjo është kauza e dinjitarëve përballë hileqarëve dhe të shiturve për pesë aspra!
Faleminderit Avni Delvina për këtë inspirim që na solle me artin tënd të mrekullueshëm!