"Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncert me krijimtarinë e kompozitorit Feim Ibrahimi

Tuesday, 19 November 2019 11:13

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitorit Feim Ibrahimi, në gjithë gjinitë krijuese të tij. Me dirigjent Ermir Krantjen, mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, interpretues të veprave të kompozitorit Feim Ibrahimit do të jenë solistët, orkestra dhe kori i Teatrit të Operës dhe Baletit. Por në këtë koncert premierë në skenë do të jenë dhe të ftuar të tjerë, si aktori Bruno Shllaku apo këngëtarja Kejsi Tola. Një program i pasur muzikor, ku “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)- ouverturë; finale- poezia Fatos Arapi do të interpretohet nga kori dhe orkestra. “Shembja e idhujve” (1979)- Largimi i mësuesit; “Shkëndij e diellit ndaj Manushaqes”, poezia Naim Frashëri do të interpretohet nga Kejsi Tola dhe orkestra. Në program është dhe poemë vokalo-simfonike për kor, tenor, bariton, zë recitues dhe orkestër “Tan Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i lshue” (1978)- kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku interpretojnë Armaldo Kllogjeri, Bruno Shllaku, kori dhe orkestra. “Pylli i lirisë” (1976) vjen në skenë Etrita Ibrahimi, e shoqëruar nga orkestra, etj. Në koncertin, që i kushtohet kompozitorit Feim Ibrahimi në mbrëmjen e datës 21 nëntor, përmendim dhe “Balada e Kurbinit” (1990)- Kthimi i Gurgemit; Ndeshja; Varrimi i Kaçorrit; Rrëmbimi i Gurgemit, interpretuar nga Elton Katroshi dhe orkestra, “Xhaketa e kuqe” (1970)- teksti V. Musta vjen me interpretim nga Vikena Kamenica dhe orkestra, “Rrjedh në këngë e ligjërime” (1980) - teksti Gjok Beci vjen e interpretuar nga Armaldo Kllogjeri dhe orkestra, për të vijuar dhe me pjesë të tjera muzikore të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi. Ky koncert sjell në skenë artistë të njohur, por Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se është muzikë, që nuk njeh kohë. “E tillë është e gjithë krijimtaria e Feim Ibrahimit, e cila pasohet brez pas brezi në kohë e zëra. Nga Vaçe Zela tek Rame Lahaj e kudo, “himni”- “Rrjedh në këngë e ligjërime” është kolona zanore e çdokujt, në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptar. Eja në koncertin e 21 nëntorit dedikuar krijimtarisë së mjeshtrit Feim Ibrahimi, ndjehu më shumë se kurrë shqiptar”, pohon TOB.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...