Është bërë publike edhe radhitja e këngëve në netët gjysmëfinale të Festivalit të TVSH-së.
Edicioni i 58-të do të nisë me 19 dhjetor, me 20 dhe me 22 dhjetor, kjo e fundit finalja kur edhe dihet fituesi.
Sot janë bërë të ditura edhe këngët dhe radhitja e performancave në të dy netët finale. Nga 20 këngë, dhjetë kalojnë në finale, ndërsa trofeu i shkon vetëm më fatlumit që më pas përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2020 në Holandë.
Sivjet konkurrenca është e fortë dhe Festivali i Dhjetorit është përkujdesur të sjellë edhe emra ndërkombëtarë si mysafirë special në festival. Tanimë po përflitet për një fitore të Elvana Gjatës, por edhe Arilena Ara, Kanita e Era Rusi kanë këngë të jashtëzakonshme që mund të befasojnë.