Video/Laert Vasili provokon aktivistët që mbrojnë Teatrin

Diel, 22 December 2019 16:00

Aktori Laert Vasili publikoi një video online, ku duket teksa provokon aktivistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar. Në videon e publikuar nga vetë ai, shihet se si ai shkon te ata, pasi u ka grisur një prej posterave.

Aktivistët e akuzojnë për këtë gjë, por Vasili e mohon edhe pse aty ka pasur shumë dëshmitarë.

Pas tensioneve të larta, regjisori Robert Budina i thotë të largohet, pasi shprehet se Vasili është i pirë. Në një postim në FB, Vasili thotë se ka përfunduar në spital pas dhunës së ushtruar prej aktivistëve.

Aktorët: A mund të më thuash pse e grise kartelën

Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndërr

Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë

Lart Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.

Robert Budina: Ti e ke grisur atë?

Lart Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën

Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë.

 

Login to post comments