Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Diel, 22 December 2019 18:51

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Amrika Kallamata. Ajo u lind në Fier më 17 nëntor 1930. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Filmat
Një baba tepër (2000) (TV)
Vitet e pritjes – (1990)
Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës
Gabimi (1986)
Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës
Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit
Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja
Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës
Kur xhirohej një film (1981)
Fëmijët e saj (1957) …. Fshatare

Login to post comments