Lushnja vendos "mbretëreshën" e saj, në qendër të qytetit

Tuesday, 21 Janar 2020 12:21

Në një bust bronzi dy metra të lartë, Mbretëresha lushnjare qëndron ulur, këmbë mbi këmbë, me kitaren në dorë, dhe duke i bërë njerëzit që kalojnë atypari të këndojnë nëpër dhëmbë “O moj e bukur Arbëri”. Eshtë këngëtarja e madhe e gjithë Shqipërisë, Vaçe Zela, materializuar në bronz nga skulptori Arben Bajo, që prej dy vitesh, nën idenë e këngëtarit lushnjar Luan Manahasa, ka punuar për bërjen e bustit vendosur në qendër të Lushnjes, me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, raporton newsbomb.al.

Iniciativa e Luan Manahasës u mbështet nga biznesmenë dhe qytetarë lushnjarë, për të realizuar këtë vepër gjigande edhe në aspektin monetar.

Tani lushnjarët do të kenë Vaçen e tyre. Shqiptarët që do të vizitojnë Lushnjen, patjetër do të ndalen te ky monument, raporton newsbomb.al.

Për Luan Manahasën, që dje ka zgjedhur të pozojë pranë bustit të Bronzit që iu përkushtua këto dy vjet, ka vetëm një fjalë “Vaçe, u kry”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...