Përkujtohet 69-vjetori i lindjes së aktorit të madh Agim Qirjaqi

Hënë, 27 Janar 2020 15:28

Sot është 69 vjetori i lindjes së aktorit të madh Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta në mars të vitit 2010. Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Kombëtar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Agim Qirjaqi u lind më 27 Janar 1951 në Tiranë. Ai mbaroi studimet universitare për aktor në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1973 ka filluar punë në Teatrin Kombëtar. Z Qirjaqi u trajnua si regjisor në Akademinë e Arteve mes viteve 1975-1976. Më pas, në periudhën 1978-1981, ai punoi si regjisor në Televizionin Shqiptar, ku realizoi disa teledrama, ndër to mund të përmendim 'Arturo Ui' si dhe telefilmin 'Dorina' (1980).

Z.Qirjaqi është aktivizuar gjerësisht në filmat shqiptare. Si profesor i regjisë ne Akademinë e Arteve (nga viti 1977), ai ka vënë në skenë me studentët e dramës një repertor të gjerë, duke përfshirë 'Antigona' e Sofokliut, 'Shumë zhurmë për asgjë' e Shekspirit, deri te 'Fundi i lojës' e Bektit. Në vitet 1989-1991, z.Qirjaqi shkoi për specializim në Itali pranë Piçolo Teatro di Milano, nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Xhorxhio Srehler, si dhe në Teatrin 'Eliseo' të Romës. Ishte president i Shoqatës së Aktorëve Shqiptarë (1992-1996) dhe gjithashtu, Drejtor i Teatrit Kombëtar (2002-2003). Që nga viti 1989, Z. Qirjaqi mban titullin “Artist i Merituar”. Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta më 28 mars të vitit 2010.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...