Alfred Trebicka: Sharlatantë, filmi nuk është vetëm çështje tregu!

Tuesday, 28 Janar 2020 15:17

Aktori i mirënjohur shqiptar Alfred Trebicka i ftuar në emisionin “Vizionin e Pasdites” të Evi Reçit ka komentuar mbi filmat që po jepen kohët e fundit në Shqipëri duke mbajtur një qëndrim skeptik.

Trebicka shprehet se disa njerëz që vijnë nga hiçi bëjnë filma, bëjnë skenarin, regjizorin, aktorin vetëm sepse kanë disa mjete financiare.

Ai këta persona i quan sharlatanë dhe shprehet se për të bërë një film nuk është e mjaftueshme që të kesh mjete financiare por nivel kinematografik të lartë dhe arsim.

Trebicka nuk shprehet me emra konkretë por kinematografia shqiptare është ‘pushtuar’ kohët e fundit nga filmat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut.

PJESË NGA INTERVISTA

Moderatorja: Pse Alfred Trebicka mund të refuzojë një rol?

Alfred Trebicka: Refuzuar domethënë, unë mund të them se në princip nuk e dua, nuk e kam refuzimin. Por sigurisht që kam refuzuar. Kam refuzuar kur nuk më ka bindur, në rastin e filmit, skenari dhe regjizori.

Kjo ka ndodhur në disa raste me regjizorë të rinj. Kanë ardhur me dëshirën e mirë për të bashkëpunuar dhe i kam pranuar.

Për shembull kam bashkëpunuar me Ergys Metën që e vlerësoj në kinema, ose Joti Heillin. Unë nuk është se, nuk njoh refuzimin. Por kur unë marr një skenar që mua nuk më duket skenar dhe shoh që personi që do e ekzekutojë, sipas tij, nuk ka atë formimin elementar të një njeriu. Këtu po ndodh një fenomen të pakëndshëm në atdheun tonë të dashur. Po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi pas asnjë … Edhe thonë që unë jam kineast, ore kineast është fjalë shumë e madhe. T’i thuash dikujt që je kineast duhet ta pyesësh veten mirë. Ka një mori komponentësh domethënë që duhet t’i ketë një person të quhet kineast.

Moderatorja: Ka shumë njerëz që vetëshpallen

Alfred Trebicka: Po vetëshpallen, se nuk dua të përmend edhe emra tani se s’është etike. Se edhe romanët e kam thënë që nuk dua të përmend emra. Po i shohim dita ditës një film nga ky një film nga ai. Edhe ti thua ore kush është ky që bën skenarin vetë, bën regjinë vetë, bën edhe rolin vetë.

Moderatorja: Është e pamundur domethënë?

Alfred Trebicka: Të paktën nga historia e kinemasë sa jam arsimuar, sa jam kontakuar, them me vete nëse ka art më të vështirë për t’u ekzekutuar është arti i kinemasë.

Është një art kompleks, është një art që s’ka të bëjë vetëm me, jo se është i lehtë kinemaja. Por ka të bëjë me filozofi, mendim, janë një mori komponentësh. Dhe një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë që do bëj një film

Moderatorja: E keni për filmat që prodhohen kohët e fundit në Shqipëri?

Alfred Trebicka: Edhe vetshpallen pastaj njerëzit thonë unë jam regjizor, jam kineast , se unë e njoh tregun. Këtu janë keqkuptuar njerëzit. Se të bërit film nuk është vetëm çështje tregu. Ka kapur tregun ky, di se çdo tregu. Cili treg? Cili treg? Për cilin treg flasin. Unë si profesionist do i quaja sharlatanë. Sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Trumbetojnë, kanë disa mjete financiare që unë as nuk hyj në ato dhe as më intereson fare por t’i mund të kesh aftësinë për të gjetur këtë. Por deri këtu. Tek niveli profesional Ndalu Beg se ka hendek.

Moderatorja: Domethenë jeni skeptik me këto?

Alfred Trebicka: Jam skeptik dhe për njëfarë kohe kam heshtur por ka rënë një moment që është e pamundur sepse janë bërë si gripet apo viruset e frikshme. Dhe kur dëgjoj brez të ri që flasin në vijimësi filmi i këtij, filmi i këtik, them o zot ku po shkojmë, ku po na çon kjo rrugë. Reklama pafund, shitje pa fund.

Kam dëgjuar që kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë shkuar për ta parë dhe i kam thënë nxirri vetë konkluzionet pasi kur të dalë trap të kuptosh çfarë është .

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...