Mehdi Malkaj tregon se si i realizoi 7 role brenda një shfaqje në Teatër

Tuesday, 14 July 2020 23:59

Aktori i njohur i Teatri dhe kinemasë, Mehdi Malkaj, ka treguar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ në SYRI TV një të veçantë të tij.

Malkaj ka treguar se ka qenë i martuar kur ka nisur shkollën për aktor, ndërsa emrin e djalit të tij e kanë zgjedhur shkokët e kursit.

 
 
 

Malkaj ka treguar për Adi Krastën se si ka luajtur 7 role të ndryshme brenda një shfaqjeje teatrale.

 
 
 

‘E bukura është se unë nuk kam folur kurrë me drejtorët, nuk i njoh. Unë kam folur me punën time.

 
 

Tek ‘Darka e gabuar’, mi caktuan të gjitha rolet e vogla, 7 role dhe i bëra të gjitha ata. Ai që u duartrokit isha unë, sepse i bëra të gjithë. Çdo lloj pune kërkon dashuri.

Unë isha i martuar kur nisa shkollën për aktor. Sepse më herët punoja. Bile shokët e kursit i vendosën emrin djalit, Iliad.

Ai ka mbaruar artet dhe më shumë jeton jashtë se këtu. Gruas time në Memaliaj, i kishin thënë që e çove vetë burrin në shkollë.

Mua më ka ndihmuar shumë puna fizike. U përshtata unë me ta, jo ata me mua. Mua dhe vëllezërve të mi, na vdiq nëna 31 vjeçe, unë isha i dyti. E këtu filloi kalvari i madh’, - tha gjatë bisedës së tij në ‘A Show’ në SYRI TV, Mehdi Malkaj.

Login to post comments