Ne skenen gjeo-politike te rajonit te ballkanit drite-hijet e se shkuares filluan te dukeshin dhe te mjergullonin pamjen. Dhe ne zemer te kesaj gjeo- politike,serisht Kosova.
Ishte ceshtje e mjergullimit te se vertetave apo jo , kete do ta tregoje koha dhe historia .
Koha ,historia por edhe vete kombi do te tregoje ,sic dolen edhe shume shpejte heronjte edhe pazarexhinjt. Por moti duket se u trazua.
Ne kete kontekst gjeo-politik dhe gjeo-strategjik vjen libri Agim Neshos,"Nje Marreveshje ne Loje-shahun e Fuqive te Medha" (Ballkani ne shek 21)
Eshte nje liber impresionues. Per shume arsye , per precizionin e te vertetave historike dhe aktuale , per informacionin e jashtezakonshem te renditur me nje kujdes logjik te atille sa rrjedhat e librit te perpijne dhe flete pas flete ,edhe informacionet baze historike duket sikur i lexon per here te pare.
Qe ne kapitujt e pare ku behet nje panorame e qarte e atij materiali politik , diplomatik,gjeo-strategjik i bashkangjitet nje stil interesant , nje stil i thjeshte dhe i natyrshem e nje pene qe shkruan rrjedhshem per shkak te informacionit qe zoteron .
Qe ne kapitullin"Kohe te Reja ,Strategji te Reja" kuptohet ne menyre te menjehershme infirmacioni i sakte qe zoterohet, qe nga plani Ahtisari deri tek rasti i trenit rus qe u nis drejt Mitrovices dhe ne vagonet e tij shkruhej ne 21 gjuhe "Kosova eshte Serbi".
Por nuk eshte interesant vetem bagazhi informacionit dhe precizioni i tij.
Interpretimi me shqisen e diplomatit e gershetuar kjo edhe me shqisen kombetare sjell nje material ne liber qe ne menyre te padiskutueshme mund te quhet nje manual diplomatik jo vetem per ceshtjen e Kosoves dhe historine moderne por edhe per rajonin.
Autori sjell informacione qe deri diku jane thene edhe perseritur ,por kur vijne ne nje kontekst te caktuar te sherbesave dhe menyren per te cilen jane servirur keto informacione, ritheksimi i tyre eshte nje sherbim kombetar per te hapur syte dhe per ta pare te verteten lakuriq. Si nje kirurg plastik ai analizon Edi Ramen dhe Rilindjen , te parin si nje zgjedhje e Partise Socialiste qe sic shprehet autori: Zgjodhi pikerisht kete personazh gjoja artist "sharmant" dhe adhurues te plazheve nudiste me qellim qe kjo parti te bente makiazhin per origjinen e saj kriminale dhe per te treguar se gjoja kishte ndryshuar. Por pas Rames qendronte fondacioni Soros dhe ky njeri u promovua si zgjedhje e pronarit te ketij fondacioni privat .
Nga ana tjeter kemi Vucic , presidentin serb ku autori me te drejte thekson se ajo qe i bashkonte te dy ishte ambicia per pushtet dhe lavdi dhe serisht kete ambicie do ta vuante prape Kosova.
Ketu me pas me nje stil elegant autori percjell te gjithe informacionin e niveleve dhe tryezave te larta diplomatike europiane dhe euroatlantike dhe eshte interesant zberthimi i rolit te Tony Blair, i influences se tij dhe fakteve te pakundershtueshme qe autori sjell per kete personazh.
Por libri e mbart kete vlere ne cdo faqe te tij;informacion bazuar mbi fakte .
Jane shume impresionues dy kapitujt" Fillimi i nje Ideje te Rrezikshme dhe Aktoret qe do ta mundesonin ate".Ne kete kapitull ne menyre te qarte pa asnje ekuivok bazuar mbi cdo fjali me fakte dhe deklarata del e qarte titulli i kapitullit . Fakti se ishte pikerisht ideja e Vucic per te realizuar nje skenar kthese ne ballkan dhe me skenar kthese duhet te ishte nje marreveshje Kosove -Serbi ku lideret kosovare duhet te pranonin kompromisin.
Dhe autori shprehet qe ishte Rama i cili sugjeroi presidentin Thaci , ishte Rama qe e realizoi sensibilizimin e presidentit Thaci per rezikun qe po i vinte nga Beogradi po qe ky do t'ja "zgjidhte " me mikun e tij Vucic.
Por eshte gjithashtu per tu vleresuar fakti qe autori me shqisen kombetare dhe stilin elegant diplomatik nuk harroi te vere gishtin mbi plage ne disa kanale te caktuara diplomatike europiane sic ishte Federica Mogherini , perfaqesuesja e larte e politikes se jashtme te BE ne ate kohe.
Ishte pikerisht ky personazh qe do t'ia jepte legjitimitetin planit te Vucic per copetimin e Kosoves. Ajo devijoi nga udhezimet e Baroneshes Ashton e cila ruajti linjen europiane per modalitetet dhe qellimet e marreveshjes dhe beri te kunderten.
Mogherini do ta trajtonte marreveshjen drejt skenarit te rrezikshem te ndarjes se territoreve.
Ketu autori serisht me informacion te plote i jep lexuesit material per te kuptuar sesi filluan te hidhnin valle sherbetoret ne Tirane dhe Prishtine nen muziken e orkestruar ne Beograd.
Nje nga kapitujt impresionues,per nga infirmacioni dhe te vertetat eshte edhe ai"Ballkani ne kohen e administrates Trump",cdo informacioni sjelle nga autori eshte nje drite per te pare udhen te cilen deshen ta erresojne interpretimet lobiste dhe pagatoret e tyre ne ballkan dhe kjo me nje naivitet per sa i perket ceshtjes se Kosoves.Qendrimi amerikan eshte nje qendrim gjeo- strategjik me interesa te pastra dhe te qarta duke e pare Kosoven si nje ndarje mes lindjes dhe perendimit, perballje e drejtperdrejte me interesat ruse, ne ndryshim nga disa driteshkurter ballkanas e ndonje lobisti e diplomati naiv qe e sheh si ndonje province ne Ballkan
Per kete perfundim dhe per kendveshtrimin e rolit te Gjermanise,autori ka merite te padiskutueshme . Kjo linje vazhdon edhe ne kapitullin "Shtetet e Bashkuara te Amerikes" .
Per te mos hequr kuriozitin ndaj nje libri me vlera te padiskutueshme qe sigurisht i perket nje lexuesi elitar duhet theksuar qe ne fakt pena e autorit e ka shnderruar ne nje liber dhe manual diplomatik qe duhet ta kete cdo biblioteke e cdo shqiptari. Eshte nje liber tejqyr me te veryrta te sakta duke e pare sic eshte situata , dhe me te vertetat e dhimbshme dhe jo kalejdoskop qe i con format dhe ngjyrat e te vertetes sipas midese se ndonje sherbetori te Beogradit ne Tirane apo ndonje kanali diplomatik te plurosur me ide te vjetra te 70 viteve me pare.