Pas dështimit të Ledina Çelos, ishte radha e një artisti të ri, fitues i edicionit të dytë të “Etheve”, Luis Ejlli që ta përfaqësonte vendin tonë në ngjarjen më të madhe muzikore të vitit. Kënga e tij, fituese e Festivalit të 44 të Këngës në RTSh, dhjetor 2005, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e Athinës, që ishte i 51-ti në radhë. Me pak vite e pak këngë Ejlli, përveç zërit të ngrohtë e interpretimit të qetë, nuk arriti të motivojë as publikun e as kritikën për ta votuar. Luiz Ejlli është ndër të paktët artistë dhe i pari që performoi në shqip në Eurovision. Ai u ngjit në skenën e Eurovision 2006 me “Zjarr e Ftohtë “me tekstin e të ndjerit Dr. Florit (Florian Kondi) dhe kompozim të Klodian Qafokut. Kënga, ku dominonin në masë motive folklorike, si në muzikë e ashtu në paraqitje, nuk arriti të kualifikohej natën finale, duke u renditur e 14 në gjysmëfinale me 58 pikë. Shpesh titulli i bëri lëmsh komentuesit e huaj të ekraneve, ku veçanërisht komentuesi i BBC, Paddy O’Connell, e shqiptojë atë si “Zlar E Flot”. Deri tani ky ishte kulmi i perfaqesimit të artistit te ri, luis Ejlli. Në Eurovizionin e Athinës fitoi Lordi, një grup hard-rroku nga Finlanda.