2009 | Kejsi Tola, shumë sensuale për skenën ruse

Hënë, 30 Prill 2018 12:26

Agim Doçi e Edmond Zhulali rikthehen përsëri në Eurovizion pas suksesit të parë me Anjeza Shahinin. Pas pesë vjetësh ata eksperimentojnë me një tjetër 17-vjeçare, Kejsi Tola. Kënga fituese e Festivalit të 47 të Këngës në RTSH, “Më merr në ëndërr”, me kompozim të Agim Doçit dhe Edmond Zhulalit ka radhën për t’u prezantuar në Rusi. Në Eurovision kënga u performua në gjuhën angleze me titull “Carry me in Your Dreams”. Shqipëria arriti sukses që në natën e parë të prezantimit të saj, pasi  meori vendin e 7 nga 16 në gjysmë-finalen e dytë, duke arritur të kualifikohet në finale ku u pozicionua në vendin e 17 nga 25 këngët në konkurim. Sidoqoftë nëqoftëse do të merreshin për baze vetëm votat e publikut, Shqipëria do të fitonte vendin e 11. Ndërsa nëse do të numëroheshin vetëm ato të jurisë vendin e 23 në finale. Paraqitja si “barby”, tepër sensuale, seksi dhe joshëse, nuk shkoi edhe aq mirë me komponentët e tjerë, si muzika, zëri etj.

“Eurovizioni ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, e ndryshme nga ajo që kisha përjetuar në Shqipëri. Emocionet që të krijonte skena dhe publiku gjigand ishin shumë interesante, pa harruar intervistat e shumta në mediat më prestigjioze të globit.”

Në Rusi fitoi këngëtari i ri norvegjez, Aleksandër Rybak, i cili mori votat maksimale në shumë prej vendeve që e votuan, një rekord më vete.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 12:34

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...