Pak ditë pas mbajtjes së festivalit evropian, ‘Eurovizion’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë, janë zbuluar edhe emrat e jurisë shqiptare të cilët votojnë për këngën më të mirë duke u bazuar në performancë, vokal, paraqitje dhe në skenografi do të mbajnë të informuar edhe publikun për performancat gjenerale të dy gjysmëfinaleve.
Juria e vendit tonë do të përbëhet nga këngëtarët: Rosela Gjylbegu, Kamela Islamaj, Elton Deda, Bojken Lako dhe Ben Andoni.
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë ‘Mall’ që do të këndohet nga këngëtari i njohur Eugent Bushpepaj është pritur mjaft mirë nga mediat e huaja.
Për kengëtarin tonë përfaqësues, rëndësi të veçantë paraqet prova gjenerale e datës 07 Maj, pra një ditë para konkurimit, pasi në këtë provë bëhet votimi nga jurisë profesioniste të secilit vend, votim i cili, duke i bashkëngjitur edhe votat e publikut në mbrëmjen e transmetimit live, përcaktojnë kalimin ose jo në finalen e madhe të datës 12 maj.
ESC2018 pasditen e datës 6 Maj do te zhvillojë ceremoninë zyrtare të hapjes së festivalit, e cila këtë vit do të quhet Blu Carpet e frymëzuar nga tema e oqeaneve./ballaknweb