Duhemi në heshtje...

Tuesday, 01 May 2018 18:01

Poezi nga Florian Gjergji

 

Duhemi edhe pa thënë fjalë

Në heshtje duhemi ngadalë

Duhemi e dëshira na tundon

Në heshtje duhemi gjithmonë.

 

Duhemi nën dritën e hënës

Duhemi me tingujt e zemrës

Duhemi mëngjes edhe darkë

Duhemi edhe kur jemi larg.

 

Në heshtje duhemi unë e ti

Duhemi deri në marrëzi

Në heshtje shpirti na flet

Duhemi, ne duhemi vërtet!

 

Duhemi në diell e në shi

Pa fund duhemi unë dhe ti

Duhemi pa puthje, pa prekje

Në heshtje duhemi me etje.

 

Në heshtje flasim sy në sy

Nuk flasim, por duhemi të dy

Në heshtje duhemi, pa mbarim

Pa dashuri jeta s’ka kuptim.

29.04.2018

Login to post comments