Historia e Eurovizionit vijon me një këngëtare të shquar, fituese e tre çmimeve të para e disa çmime të tjera në festivalet e këngës në RTSH, Aurla Gaçe. Edhe Aurela u “thirr” me urgjencë nga larg, SHBA, për ta përfaqësuar vnedin tonë në Eurovizion, si një zë i plotë, potent, një këngëtare që di ta zotërojë skenën dhe që të ngjall emocione live. Por e kaluara ka treguar se jo gjithmonë këngëtarë me emra ia kanë dalë, madje ka pasur raste që nuk janë pozicionuar keq, kjo jo për faj të tyre, por të krijimit, që edhe në këtë rast, me gjithë respektin për Saraçin, kënga e tij ngelet në një nivel mesatar. Madje shkoi kot edhe gjithë ai mund, në veshje, në klip, apo regjistrim deri në Los Angelos. E keqja e madhe është se festivali i fundivitit është katandisur vetëm për të gjetur një këngë, që të jetë diku më lart se të tjerat, pa bërë ndonjë dallim, një këngë që duhet të përfaqësojë vendin. Kaq, të tjerat harrohen, thjesht për statistika. Fakti se që pas festivlait të 40, 41 të këngës në RTSh, asnjë këngë nuk ka mbetur në kujtesën e dëgjuesit, sa si tekst (jo e jo) por as si vijë melodike. Edhe këngët e Aurela Gaçes mbahen mend edhe sot, ato të kënduara në vitet 90-të, madje edhe ato fituese në 1999 e 2001, ndërsa këngët e reja në festivale, shumë pak, madje as kjo që përfaqësoi vendin tonë në Eurovizionin Duseldorfit, Gjermani. Më 10 maj 2011 Aurela Gaçe intepretoi në anglisht “Feel The Passion”, versioni shqip i së cilës ishte “Kënga ime”, një kompozim i Shpëtim Saraçit me tekst të Sokol Marsit. Pas tre kalimeve në natën finale rresht, erdhi radha e Aurela Gaçes që të ngecte. Kënga e saj u pozicionua e 14 në gjysmëfinale dhe mori 47 pikë. Pavarësisht paraqitjes së saj skenike, një shqiponjë në skenën e Dyseldorfit, interpretimit me shpirt, kënga nuk e bindi as jurinë, as publikun e as shqiptarët, fatkeqësisht!
Në Gjermani fitoi kënga nga Azerbaixhani./55news.al/
F.Slatina