Eugen Bushpepa është vlerësuar nga mediat vendasë në Lisbonë si një nga vokalet më të mira të këtij Eurovizioni. Drejtori Artistik Sokol Marsi njofton se “prova ishte në parametra të përsosur dhe sipas kritikëve vokali i Gentit është në ngritje.
Menjëherë pas saj, Eugent Bushpepa dhe delegacioni përballuan me sukses edhe konferencën për shtyp.
Po kështu edhe produksioni e ka mirëpritur dhe konsideruar shumë pozitivisht këngën dhe performancën e Shqipërisë këtë vit.”
Ekipi shqiptar iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve se çfarë Shqipëria do të donte të ndryshonte nga Eurosongu dhe përgjigja ishte: Të jetë një kompeticion “full live” pra i shoqëruar me orkestër. Bushpepa ndërkohë u paraqit me një look të veçantë të përshtatur bukur mes rock-ut dhe klasikes, të kuruar nga stilistja shqiptare Enada Atnikolla.
“Eugent Bushpepa nga Shqipëria ka përfunduar provën e dytë të Lisbonës. Shqipëria shpresëdhënëse. Ai do të interpretojë këngën e tij “Mall” në gjymëfinalen e parë të martën, më 8 maj”, kanë raportuar mediat në Lisbonë.