Bëmat e kunatit të Kumbaros nuk kanë fund. Skandali i radhës vjen së fundi nga qyteti bregdetar ku njoftohet se komedia “Senatori Fox” e trupës së teatrit “P. Marko” të Vlorës, e cila ishte lajmëruar se do të shfaqej dje, është shtyrë, sepse drejtori ka vënë veton, duke anuluar shfaqjen e në vend të saj ka programua një tjetër aktivitet. Ka reaguar regjisori i shfaqjes, Roland Minga, i cili në një postim në rrjetin e tij social Facebook shprehet se “sot shfaqja është anuluar me forcë pasi është përdorur për një aktivitet të konsullatës “Koncert me harqe” i cili ishte pa bileta”.
Mësohet se drejtori i Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, Dhimitraq Furxhi, i cili është edhe kunati i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që ka vite që vegjeton aty në atë teatër, pasi është bërë si beu i teatrit të Vlorës, ka dhënë urdhër që të mbyllet shfaqja dhe të nxirren aktorët jashtë. Kujtojmë se vitin e kaluar ky drejtor nuk festoi as 55 vjetorin e Teatrit, madje i dha paratë për një shfaqje vëllait të kunatës, ministres, Arben Kumbaros.
Por regjisori Munga ka sqaruar se shfaqja do të jepet ditën e sotme dhe se trupa e teatrit rikthehet në orën 19.30, pasi dje janë shitur të gjitha biletat e shfaqjes.