Të fiksuara në fotografi, sukseset e teatrit Aleksandër Moisu në Durrës, janë ekspozuar për dashamirësit e kulturës në hollin e këtij institucioni.
Ekspozita vjen në kuadër të 65 vjetorit të themelimit të teatrit për të vlerësuar kontributin e të gjithë artistëve që kanë interpretuar në skenën e tij.
Drejtuesit e institucionit më të rëndësishëm të kulturës në Durrës, thonë se synojnë krijimin e një muzeu me këto fotografi ku çdokush do të ketë mundësi të njihet me historikun e teatrit.
"Të gjitha fotografitë më emocionale, sidomos ato të vjetrat. Kur i shikojmë na kujtohen shokët që janë larguar nga teatri, episodet, ngjarjet dhe vështirësit."
Çelja e eskpozitës bëri bashkë artistët veteranë dhe ata të rinj si edhe dashamirësit e artit të tyre.