Teatri/ Vëllai i Mirela Kumbaros pranon: “Ka abuzim”

Tuesday, 08 May 2018 16:13

Në një kohë kur çështja e Teatrit është kthyer në një luftë të vërtetë midis aktorëve dhe ministres Kumbaro, në media ka filluar të qarkullojë një deklaratë e vëllait të kësaj të fundit, në lidhje me mardhënien privat-shtet për ndërtimin e institucioneve publike.

“Unë them se kjo atmosferë institucionale ka abuzim. Këtë abuzim të shtetit shqiptar e kam parë për dhjetë vjet me institucionet e kulturës në të gjithë Shqipërinë. Nëse ky teatër do të ndërtohet në marrëdhënie me biznesin privat, duhet që të dimë sesi do të jetë kjo procedurë dhe sesi duhet ndjekur. Ndërkohë që ky koncept shtrohet, unë jam absolutisht kundër idesë së marrëdhënies së biznesit privat me pronën publike”, u shpreh ai, duke gjetur mbështetjen e gjithë pjesëmarrësve në takimin e vitit 2002 mes artistëve dhe kryebashkiakut të asaj kohe, Edi Rama.

Gjatë takimit të djeshëm për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, u shfaqën edhe reagimet e disa artistëve e intelektualëve në lidhje me këtë çështje. Një ndër ta ishte edhe i vëllai i ministres, regjisori Arben Kumbaro, i cili më parë është shprehur se nëse ky teatër do të ndërtohet në marrëdhënie me biznesin privat, duhet që të dimë sesi do të jetë kjo procedurë dhe sesi duhet ndjekur.

Login to post comments