Bashkë me Eugent Bushpepën në finale do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron dhe që me këngën “Fuego” ka ndezur zjarrin në skenën e Eurovizionit dhe kësisoj do të këndojë edhe me datë 12 maj. Eleni në gjysmëfinalen e parë të festivalit evropian këndoi e fundit, e 19-ta me radhë. Po ashtu në finale u bashkohet edhe këngëtari Italian Ermal Meta që kualifikohet direkt. Për herë të parë n; 62 edicione t; Eurovizionit tre shqiptarë në finale e madhe. Votat e shqiptarëve do të ndahen mes të treve, natyrisht, pjesën më të madhe do e marri këngëtari që përfaqëson Shqipërinë. Ndërsa votimi shqiptar, më së shumti, do të shkojë për Ermal Metën në Itali dhe një pjesë për Elenin në Qipro./55news/