Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Ministria e Kulturës së Kosovës shpall konkurs në artet figurative

E Enjte, 10 May 2018 17:01

Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për mbështetje e te gjithë piktorëve dhe skulptorëve mbarëkombëtar, të cilët mund të shprehin idetë dhe kreativitetin e tyre artistik përmes pikturës dhe skulpturës, për nderë të shënimit të 550-vjetori të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu 

Konkursi ka karakter garues dhe shpërblyes me Çmimet e tri vendeve të para, si në pikturë ashtu edhe në skulpturë. Kriteret për konkurrim:

Piktura

1. Tema kryesore e punimeve është: 140-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit.
2. Dimensioni i tablove të pikturave nuk duhet të jetë më i madh se 120cmX100cm
3. Pikturat duhen te jenë të punuara në këtë vit.

Skulptura

1. Tema kryesore është punimi i bucetave të skulpturës të tri figurave të Lidhjes së Prizrenit, të Ymer Prizrenit, Sylejman Vokshi dhe Avdyl Frashërit.
2. Kompozicioni struktural i bucetave nuk duhet të jetë më i lartë se 50 cm.
3. Bucetat e skulptura ve duhen te jenë të punuara në këtë vit. Çmimet shpërblyese për pikturat dhe bucatat e tri vendve të para do të jenë:

• Cmimi i parë: 500 €
• Cmimi i dytë: 300€
• Cmimi i tretë: 200 €

Përparësi për përkrahje do të kenë veprat artistike të cilat në përmbajtje e tyre reflektojnë me karakter:

• profesional, artistik, tematik dhe përmbajtjesor;
• stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
• tradicional, përmes të cilave do të promovoheshin vlerat kulturore mbarëkombëtare; • inovativ dhe kritik të cilat, me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre, paraqesin risi për ambientin tonë krijues;

Përzgjedhja e veprave me te suksesshme do të bëhet nga Juria profesionale e SKQ-së Buceta e skulpturës e cila do të merr vendin e parë…ajo do ta fiton te drejtën qe te realizohet në Statujë të derdhur në bronz, në hapësirat e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit. (kriteret dhe kushtet për realizimin e saj, do të bëhet me marrëveshje paraprake në mes të autorit dhe Sekretariati i Komisionit Qeveritar. Punimet, duhen të dorëzohen me së largu deri me 31.05.2018 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, te Sekretariati i Komisionit Qeveritar./ KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...