Këngëtari francez, Jacques Higelin, një prej pionierëve të rock-ut francez, vdiq sot në moshën 77-vjeçare, njoftoi familja e tij.
“Aziza, bashkëshortja e tij, Arthur H, Ken Higelin dhe Izia Higelin njoftojnë me dhimbje vdekje e Jacques Higelin këtë mëngjes”, theksoi komunikata e familjes.
Familja nuk ka dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së tij.
Babai i tre fëmijëve artistë, i këngëtarit Arthur H, i këngëtares, Izia Higelin dhe regjisorit, Ken Higelin, ai la pas 20 albume dhe disa këngë të paharrueshme, mes të cilave “Pars”, “Champagne” apo “Tombé du ciel.