Këtë vit u përfol shumë për Eurovisionin dhe arsyeja ishte pjesëmarrja për herë të parë të 3 shqiptarëve.
Shqipëria, me Eugent Bushpepën, Italia me Ermal Metën dhe Qipro me Eleni Foureira.
Por, gjatë zhvillimit të koncertit u shfaq edhe një tjetër shqiptarë si protagonist.
Ai është i njohur si “Dr ACactivism”, që në një moment të caktuar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu nga dora mikrofonin, përfaqësueses të Britanisë së Madhe, Surie.
Në fakt, Dr ACactivism, i identifikuar në shtypin ndërkombëtar si Konstantin Bouki, grek me banim në Londër, nuk la të kuptohej gjatë kësaj ndërhyrjeje të tij asgjë mbi origjinën, përveçse thirri diçka që nuk u kuptua mirë e që kishte të bënte me nazistët dhe lirinë…por, në një këngë të tij, që qarkullon në rrjet, në një nga vargjet, ai thotë…si një shqiptar i vërtetë.
Dr ACActivism, sipas mediave britanike, është një reper, aktivist politik dhe ndërhyrës serial në skena.
Më parë, ai kishte bërë të njëjtën gjë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve kombëtare për televizionin, në Britaninë e Madhe, në finalen e vitit të shkuar “The Voice UK” dhe në emisionin “live” në televizion të Stephen Nolan.