×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Portretet shprehëse të Thaçit në Galerinë “Kalo”

Hënë, 14 May 2018 16:20

U deshën 3 dekada që artisti Fabio Thaçi të vijë në vendlindje për të sjellë një cikël portretesh në të parën ekspozitë vetjake.

“Kur je përballë një portreti të vërtetë, gjithmonë mundohesh të lexosh psikologjinë e personit që ke përballë, çfarë karakteri ka dhe çfarë mendon në momentin që t’i bashkëbisedon. Portreti është më tepër shkas. Unë e kam gjetur si pretekst për të shprehur gjëra të ndryshme”, tha Fabio Thaçi, piktor.

Në sytë e këtyre personazheve anonimë ndihet ankthi, kurioziteti, frika e dhimbja, emocione njerëzore që artisti i ndërthur me mjete moderne të ekspresionizmit.

“Kam nja dy piktura që ngjajnë si mumjet e Egjiptit. Personi do të shprehet dhe i bllokohet diçka. Shpeshherë gjatë jetës, gjatë ditës, ti do të thuash një gjë dhe nuk e thua dot deri në fund”, shtoi më tej ai.

Autor i Muzeut “Onufri” në Berat dhe prej vitesh restaurator, Thaçi nuk mund t’i shmangej ndikimit fetar në pikturën e tij.

“Kjo piktura ishte një person që e njihja dhe e pëlqeja shumë. Gjithmonë më dukej një njeri shumë i pastër, i drejtë, ndaj dhe e vura këtë që i takon një aureole në kokë”, u shpreh ai.

Portretet e Thaçit do të ekspozohen deri më 31 maj në Galerinë “Kalo”.

j

Login to post comments