Disa orë para fillimit të festivalit të këngës në “Eurovizion”, Rafi Kishon nga Izreaeli, publikoi në Facebook një mesazh dhe një fotografi, ku shkroi se përfaqësuesja e Izraelit nuk ka asnjë shans për të fituar në Evropën anti-semite dhe kundër Izraelit, shkruan mediumi prestigjioz "Haaretz",Disa orë para fillimit të festivalit të këngës në “Eurovizion”, Rafi Kishon nga Izreaeli, publikoi në Facebook një mesazh dhe një fotografi, ku shkroi se përfaqësuesja e Izraelit nuk ka asnjë shans për të fituar në Evropën anti-semite dhe kundër Izraelit, shkruan mediumi prestigjioz "Haaretz",
“Më vjen keq t'ju zhgënjej”, tha ai të shtunën në hebraisht. “Kënga ‘e shkëlqyer’ e Netta Barzilai nuk mund të fitojë ‘Eurovizionin’ për shkak se Evropa është e mbushur me anti-semitizëm bikolor: Antisemitizmi klasik i krishterë i autorëve të krimit dhe antisemitizmi mysliman që është rrënjësor atje”, shkroi ai duke u zotuar se do të hante “kapelën” e tij nëse ai është gabim, shkruan sot gazeta "Zëri".
Kishon nuk arriti të parashikojë të ardhmen. Kënga e pazakontë "Toy" në fakt fitoi festivalin dhe dëshmoi se sa izraelitë duket se mbivlerësojnë politizimin e “Evrovizionit” dhe përhapjen e ndjenjës anti-izraelite në shoqëritë evropiane, ose të dyja.
Në konkursin e këtij viti Izraeli do të ishte në vendin e tretë nëse do të merreshin parasysh vetëm juritë zyrtare të 43 vendeve që morën pjesë. Por juritë që i dhanë Izraelit 212 pikë përcaktojnë vetëm 50 për qind të rezultateve. Publiku nga shtëpitë i dhanë Izraelit 317 pikë, për të sjellë totalin prej 529 pikëve - gati 100 pikë më shumë se sa konkurrenti tjetër më i afërt, Qipro, shkruan tutje "Haaretz".
Një thyerje e votimit për Izraelin, si nga juritë, ashtu edhe nga shikuesit, nuk pranon ndonjë supozim të politizimit apo anshmërisë antisemite.
Për shembull, Izraeli ishte më i votuari nga juritë në Francë, të cilën shumë e konsiderojnë si emblematike në problemin e antisemitizmit të Evropës dhe në Republikën Çeke, e cila është një bastion historik dhe bashkëkohor i mbështetjes për Izraelin dhe hebrenjtë në Evropë.
Megjithëse Izraeli fitoi konkursin e këtij viti, izraelitët akuzuan ende për politizimin e “Evrovizionit”, pasi udhëheqëset portugeze të mbrëmjes nuk e përmendën Jerusalemin, kur i kërkuan jurisë izraelite të shpallë rezultatin e tyre. Në vend të përshëndetjes tipike "Mirëmbrëma", ndjekur nga emri i kryeqytetit që prezanton pikët, Izraeli mori vetëm përshëndetjen "Shalom Izrael".
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, aludoi në këtë duke u shprehur: “Ata që nuk e donin Jerusalemin në ‘Evrovizion’ quan ‘Evrovizionin’ në ‘Jerusalem’”. Duke nënkuptuar që “Evrovizioni” i ardhshëm do mbahet atje.
Por organizatorët e “Evrovizionit” mohuan çdo përpjekje të qëllimshme kundër Jerusalemit, të cilin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë kryeqytetin e tij, pavarësisht refuzimit të shumicës së vendeve të botës për t'u pajtuar. Ata theksuan se nuk e përmendën as emrin e Pragës dhe gjithashtu përshëndetën jurinë holandeze me "Mirëmbrëma, Hilversum”- emri i qytetit të vogël, ku gjendet studioja holandeze e “Evrovizionit”.
Përkundër tensioneve, konkursi i “Evrovizionit” mbetet një shfaqje talentesh, ku të gjithë kanë një shans për të fituar, pavarësisht nga politika.
Netta Barzilai, këngëtarja 24-vjeçare nga Izraeli, u shpreh se kënga e saj “Toy” ishte një festë e diversitetit dhe një protestë kundër objektivizmit të grave dhe tronditjes së trupit.
Por pavarësisht të gjithave, duket se është vështirë të mbahet politika jashtë “Evrovizionit”. Dy ligjvënës irlandezë në Bashkimin Evropian kanë bërë thirrje për një bojkot të festivalit në Izrael, siç ka bërë edhe kryebashkiaku i Dublinit, i cili është një aktivist anti-izraelit për një kohë të gjatë.
Edhe në Izrael, disa e panë si mesazh politik fitoren e shtetit të tyre.
"Kur Izraeli dërgon në botë një simbol për të qenë i ndryshëm, me tolerancë dhe vlera liberale, papritmas bota nuk është kundër nesh dhe ne fitojmë!" Shkruan Yariv Oppenheimer, ish-udhëheqës i grupit të paqes tani në Izrael. "Kështu ishte edhe me këngëtaren Dana", vuri në dukje ai, duke cituar fitoren e vitit 1998 në konkursin e “Evrovizion” të një gruaje transgjinore izraelite, Dana International. Zëri