“Sa më shumë ta kuptojmë diktaturën, aq më mirë I japim formë demokracisë” fjalët e Roland Jahn, ishtin citati kryesor I konferencës së zhvilluar ditën e sotme në nder të Drejtorit të parë të Akademisë së Shkencave, Selahudin Toto.
Një ndër personat që foli për këtë studim kaq të rëndësishëm ishte familjarja e Totos por njëkohësisht historiane dhe studiuese, Nevila Nika.
“Na janë kalbur fjalët në bark, ne duhet të flasim” me këto fjalë e nisi pjesën e saj stërmbesa ë Totos.
Nika shtoi se njerëzit ende e mbajnë fjalën përbrënda ende kanë censurë “Për disa dekada na është ndaluar e folura dhe ende kemi autocensurë”.
Më tej historiania kujton një fjalim të gjyshit të saj Ismet Totos ku thuhet: “Roli I nën punësit është si shërbëtor janë në urdhrat e shtetit”. Me këtë citim ajo donte të tregonte se administrata në vendin tonë është ende shërbëtore e kësaj qeverie dhe si e tillë ajo zbaton çdo urshër që I jepet.
Në fund të aktivitetit Nevila Nika e mbylli fjalën e saj me një tjetër citim të Ismet Totos ku tha: “Bota është e atyre që digjen dhe jo e atyre që ngrohen”.