Violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli, sot në Gjakovë në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nga nostalgjia për Gjakovën, i kthehet asaj por edhe Kosovës dhe më gjerë, pasi ka vendosur që të themelojë një ansambël muzikor me emrin e tij.
Shkëlzen Doli, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës, i lindur në Shqipëri e familja e tij me prejardhje gjakovare, këtë herë erdhi në mesin e gjakovarëve dhe hapi zemër për të kumtuar lajmin nga sot ai e themelon ansamblin muzikor të cilit i dha edhe emrin e vet.
Ansambli i porsa themeluar, Shkëlzen Doli, do të ketë në të ardhmen edhe mbështetjen institucionale të Kosovës, ndërsa do të jap nesër mbrëma koncertin e parë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.