QYTETI I JASHIT -GJURMËT HISTORIKE SHQIPTARE
Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), në bashkëpunim me institucione të rëndësishme të Rumanisë, ka filluar një fushatë promovimi të kulturës dhe letërsisë shqiptare në qendrat më të rëndësishme urbane, kulturore dhe universitare të Rumanisë. Pas suksesit të evenimentit kulturor në qytetin e Sibiu-t, ku u ekspozuan vepra të piktorit shqiptar Gentian Zeka, kuu recituanpoezi bashkëkohore shqiptare si dhe u zhvillua një recital me muzikë shqiptare, vazhdoi promovimi i kulturës shqiptare në qytetin e Jashi-it.
Jashi është një pol i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Rumanisë së sotme, por dhe një qytet me histori të lavdishme. Vetëm të kujtojmë se një nga periudhat e lulëzimit të jetës ekonomike, tregtare dhe kulturore të këtij qyteti regjistrohet në shekullin e XVII-të, në kohën kur sundimtari i sajishte shqiptari VasileLupu. Në vitin 1640 ai krijoi shkollën e parë në gjuhën rumune dhe një shtypshkronjë në kishën “Tre Hierarkët”. Po kështu krahina e Moldavisë është drejtuar për një kohë të gjatë nga familja e bojarëve me origjinë shqiptare, Gjika. Nga kjo familje kanë dalë personalitete të shquara të jetës politike, shkencoresi dhe shkrimtarë të shquar, si humanistja e mirënjohur Elena Gjika (Dora D’Istria), Ion Gjika (kryeministër dhe shkrimtar), Vladimir Gjika (shkrimtar, diplomat dhe meshtar rumun, u shpall i Lum më 31 gusht 2013 nga Vatikani),Matila Gjika (shkrimtar dhe diplomat),Aleks Gjika, matematikan, anëtar i Akademisë Rumune, etj.
Por Moldavia është krahina që i ka dhënë kulturës rumune disa nga shkrimtarët më të mëdhenj të saj, poetin kombëtar MihaiEminescu, shkrimtarët IonCreangă, TituMaiorescu, GheorgheCoșbuc etj. Vend pelegrinazhi në Jash mbeten“Bliri i Eminescu-t”, që ndodhet në parkun Copou, Shtëpia Muze IonCreanga, Muzeu i Letërsisë Rumune etj.Në këtë qytet, që ende ruan të gjallë kujtesën kolektive, sot e gjithë ditën, sikur të kishte ndodhur dje, flitet për dashurinë e MihaiEminescu-t me VeronicaMicle-n, por dhe për shumë histori dashurish shkrimtarësh, histori tradhëtish, intrigash, rrengjesh, sherresh etj. Jashimbetet qyteti që ruan më mirë se çdo qytet tjetër i Rumanisë historinë e kulturës.
Pikërisht në antikuariatin e DumitruGrumazescu-t, i cili do të ishte edhe mikpritësii aktivitetit tonë, ndodhen rreth 7000 objekte që lidhen me jetën e poetit MihaiEminescu, por dhe të poetëve të tjerë rumunë dhe jo vetëm, dorëshkrime të Pushkinit, JulesVerne, NapoleonBonapartit etj.
KADARE DHE RUMANIA
Ismail Kadare është botuar për herë të parë në Rumani në vitin 1973 me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të përkthyer nga FiqonMiçaço dhe më pas të gjitha veprat e tij janë përkthyer nga MariusDobrescu. Pas Francës, Rumania është vendi ku janë botuar më shumë vepra nga Kadare. Ishte botimi në rumanisht i romanit të fundit të Kadaresë, romanit “Kukulla”, nga Shtëpia Botuese “Humanitas”, rasti për të organizuar një promovim të këtij romani në qytetin e Jashit, si dhe një mbrëmje kushtuar poezisë shqipe të sotme. Kadare ka bërë ndër vite adhuruesit e tij, njohësit deri në detaje të veprës së tij, intelektualë rumunë që e çmojnë, e lexojnë dhe e rilexojnë.
Në promovimfolën për romanin "Kukulla" kritikët letrarë Marius Chelaru, Luan Topçiu dhe përkthyesi i veprës së Kadaresë në Rumani,MariusDobrescu. Folësit vunë theksin tek veçoritë e këtij romani të një lloji të veçantë, sa biografik, aq dhe fiksional. M. Chelaru e konsideroi romanin si një homazh për nënën, për vendlindjen, për fëmijërinë e shkrimtarit.Kritiku rumun e konsideroi veprën një nga romanet më të bukura të Kadaresë, të botuar në dhjetëvjeçarët e fundit.Studiuesi i letërsisë Luan Topçiu vuri në dukje bërthamat narrative që i japin formë kësaj proze kufitare midis fiksionit dhe romanit biografik: marrëdhëniet nënë-bir, atë-bir, njeri-shtëpi, shkrimtar-vendlindje, shkrimtar-atdhe. Gjithashtu, L. Topçiutheksoi tonine sinqertë të rrëfimit, auto ironinëdhe faktin se këtë herë Kadare, ndryshe nga romanet e tjera, ku shquhet si një regjisor i madh i skenave madhështore historike, çel derën për lëçitësit për të vizituar jetën e tij, duke u shndërruar, kësisoj, nga regjisor në një aktor të veprës së tij. Përkthyesi dhe albanologuMariusDobrescuu ndal tek konteksti historik kur është shkruar vepra e Kadaresë, duke shtuar të dhëna biografike mbi autorin, që hedhin dritë mbi romanin “Kukulla”. Një nga momentet kyçepërbën largimi i shkrimtarit në Paris, për të cilin M. Dobrescu solli të dhëna interesante, duke folur, gjithashtu, për komunizmin shqiptar dhe veçoritë e tij, krahasuar me regjimin komunist në Rumani.
Letërsia shqiptare i dha tonin gjithë mbrëmjes. Pas prezantimittë romanit të Kadaresë u recituan vargjenga poetët Frederik Rreshpja, Ilirian Zhupa, Visar Zhiti, DriteroAgolli, Skënder Rusi, Rita Petro, Bardhyl Londo, Ermir Nika, Luljeta Lleshanaku etj.Të pranishmit u shprehën të entuziazmuar për vlerat artistike të letërsisë shqipe, dukevlerësuar nismën e ALAR për të bërë të njohur letërsinë shqipe dhe në qendra të tjera rëndësishme të Rumanisë, përveç Bukureshtit.
Për këtë veprimtari, Televizioni rumun zyrtar TVR1 përgatiti një emision të posaçëm./55news.al/