×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Lamtumirë Fabrizio",shkruhej në Piazza Del Popolo për funeralin e Frizzit

E mërkurë, 28 Mars 2018 15:34

 

Me një duartrokitje të gjatë nga të pranishmit, nisi ceremonia e funeralit të showmanit Frizzi, në Kishën e Artistëve.

"Sheshi i Popullit" në Romë u tejmbush nga 10 mijë  persona për homazhet e prezantuesit të famshëm italian Fabrizio Frizzi.

Në shesh, pikërisht në hyrjen e kishës, ishte instaluar një ekran i madh i lëvizshëm për të bërë të mundur që ceremonia të ndiqej nga mijëra njerëz që e kishin të pamundur të hynin në kishë.

Mes të pranishmëve kishte shumë njerëz të thjeshtë që e donin për emisionet e tij, si dhe emra të shquar të ekranit, miq dhe kolegë, duke nisur nga Milly Carlucci tek Karlo Konti.

"Humbëm një mik dhe një vëlla" është shprehur don Valter Insero, i cili ka drejtuar meshën.

"Për mua ishte një vëlla, nuk mund të them më tepër"-ka komentuar mes lotëve Karlo Konti.

Mes emrash të tjerë të shquar ishte Alba Parietti, Milly Carlucci Simona Ventura, Anna Foglietta, Paola Cortellesi me bashkëshortin Riccardo Milani, Zoro, Paola Saluzzi, miku i ngushtë Max Biaggi, Emanuela Aureli, Paolo Bassetti, Max Tortora, Marco Columbro dhe Flavio Insinna.

 Fiorella Mannoia, tek hynte në kishë, kujtoi se si "të gjithë e donin Frizzin".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...