Durrsakja njëkohësisht artistja e shquar italo-shqiptare Aksinja Xhoja është kandidate për në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Brindizit në listën e partisë Idea me kandidat për kryebashkiak të Brindizit Robarto Kavaleran. Mediat italiane e përshkruajnë me superlative artisten e mirënjohur Aksinja Xhojan. Konkretisht shkruhet: Aksinja është një artiste e madhe italo-shqiptare 64 vjecare. Ajo është njëkohësisht profesoreshë e shquar arti, e diplomuar në kanto, piano dhe për dirigjente orkestre. Theksohet gjithashtu, që ka 29 vjet në Brindizi dhe është bijë artistësh të shquar shqiptarë, por gjyshin nga babai e ka brindizin. Aksinja është e martuar me fotogarfin e mirënjohur nga Brindizi, Marcelo Skardiko, ndërsa vajza e saj Merilini vazhdon traditën e angazhimit në art prej 3-4 brezash nga të dy prindërit.
Për ne shqiptarët është krenari, që një italo-shqiptare, një durrsake, një artiste e shquar, bijë artistësh të famshëm dhe nënë e një artisteje të talentuar të jetë anëtare e ardhshme e Këshillit Bashkiak e Bashkisë së Brindizit. Kjo Mjeshtre e Madhe e Punës (titull akorduar në vitin 2012) mbetet njëkohësisht një patriote e zjartë shqiptare. Ajo në cdo event artistic, që merr pjesë, u kujton të pranishmëve, që është një artiste sa italiane aq edhe shqiptare. Si kandidate për në këshillin bashkiak ajo premton, që në rast fitoreje do të punojë për forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore, sportive, të transportit etj. të Brindizit me bregun përballë, me Shqipërinë. Aksinja ka dhënë një kontribut të vecantë për të krijuar lidhje dhe kontakte të bashkive shqiptare me ato italiane me përfitime të ndërsjellta (win-win) si fjala vjen binjakëzimin e Bashkisë Durrës me Bashkinë e Brindizit, Bashkinë Lushnje me Bashkinë Firmo, Bashkinë Himarë me Bashkinë e San Pjetro Vernotikos. Ky binjakëzim i fundit është akt sa patriotik aq edhe diplomatik në funksion anti përrallëzave të Vorio Epirit!
Si artiste e famshme italo-shqiptare, si atdhetare shqiptaro-italiane, si gocë Durrsi, si një vlerë shqiptare në itali, si një shembull tipik i shqiptarëve europianë të tipit “Albanesi brava gente” cdo emigrant shqiptar rezident në territorin e Bashkisë së Brindizit duhet të votojë me patjetër në këto zgjedhje administrative për Aksinja Xhojën. Një votim i tillë do të thotë që shqiptarët, Shqipëria dhe problematika e emigrantëve shqiptarë në Pulje do të kenë një avokate pasionante e plot bonsens në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Brindizi. Aksinja realisht e meriton që në vitin 2018 të ketë 2 gëzime të vecanta: zgjedhjen në këshillin bashkiak dhe të qenit gjyshe (një dhuratë kjo ne tetor e Merilinit për nënën e saj speciale!)
Shqiptarë votoni AKSINJA XHOJËN!
(Gazeta "Bulevardi")