Fatos Qerimaj: Dera e Ministrisë së Kulturës është mbyllur… Të jetosh si kompozitor është vështirë

Tuesday, 22 May 2018 16:15

Janë shumë pak ata krijues apo artistë që mbështesin Mirela Kumbaron dhe Ministirnë e Kulturës. Madje ka shumë prej tyre që mbështesin të majtën por absolutisht janë kundër Kumbaros. Zërat kundër saj ka kohë që ushtojnë por asksuh nuk i dëgjon. As kryeministri, as ndërkombëtarët, askush nuk e ndalon n; zellin e saj. Krijuesit përballen me jo pak vështirësi në krijimtarinë muzikore. Një situatë që sipas tyre tregon se dhe politikat, që duhet të kenë institucionet për muzikën shqiptare kanë munguar në këtë drejtim. Kompozitori Fatos Qerimaj flet për problemet me aktivitetin e autorëve shqiptarë dhe mundësitë që kanë për të ekzekutuar veprat, si dhe promovimin e tyre. Prof. Fatos Qerimaj pohon se edhe konkursi që është hapur për veprat muzikore në kuadër të Vitit të Skënderbeut duhet të ishte menduar më mirë për organizimin e tij nga Ministria e Kulturës. Sipas tij, duhet të ishte Teatri i Operës dhe Baletit institucioni që duhej të ishte marrë me zhvillimin e konkursit.

“Festivali “Flauti magjik” as këtë vit nuk gjeti mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës. Mendoj, para së gjithash, nuk janë mbështetur artistët, nuk është mbështetur kontributi ndër vite i shoqatës A.C.S & Music improvisation, që e organizon festivalin. Nuk janë mbështetur idetë kreative dhe bashkëpunuese, nuk janë mbështetur sukseset dhe arritjet e festivalit si dhe për ironi disa nga politikat kulturore të Ministrisë së Kulturës. Unë vetë e kam falur Ministrinë e Kulturës, por mendoj se ajo, nuk di të lexojë. Ministria e Kulturës nuk do të besojë tek artistët, nuk i njeh ata thjeshtë vepron me vesh. Të njohësh dhe të vlerësosh artistët është një gjë e çmueshme, sepse artisti nuk formohet me opinione “gjethesh”, por njihet nëpërmjet veprës së tij. Gjithsesi dera e ministrisë është mbyllur “pa çelës”, ndërsa ajo e festivalit “Flauti Magjik”edicioni 6 është e hapur.

Muzika dhe kompozitorët shqiptarë prezantohen pak ose aspak në koncertet dhe axhendat sezonale ose vjetore. Ajo çfarë është dhimbshme është përjetimi i veprave premierë, që shumë kompozitorë e shijojnë për herë të parë dhe të fundit. Më thoni për veprat e Aleksandër Peçit sa janë prezent në skenë? A është ky krijues (kaq i bollshëm dhe i suksesshëm me krijimtarinë e tij) në vëmendje të projekteve artistike. Krijimtaria simfonike nuk është interesante sot, sepse publiku nuk e ka auditorin që ta dëgjojë atë. Tek ne edhe nëse luhet një vepër premierë ndodh njëherë në 10 vjet më pas asgjë nuk dihet se çfarë ndodh. Të jetosh si kompozitor është vështirë. Thoma Gaqi është një nga kompozitorët më të spikatur të muzikës shqiptare ka vite që nuk dëgjojmë muzikë të shkruar prej tij. Ndoshta ai e ka kuptuar herët të ardhmen, ndërsa unë vazhdoj të jetoj si pedagog...si kompozitor?”

Login to post comments