×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Intervista e fundit e Philip Roth: “Jeta mund të ndalet në një çast”

Premte, 25 May 2018 17:20

Nga Charles Mcgrath

Kjo është intervista e fundit e shkrimtarit amerikan Philip Roth, e botuar në janar 2018. Shkrimtari i madh amerikan flet mbi Trump, lëvizjen MeToo dhe jetën pas pensionimit.

 Pas vdekjes se Richard Wilbur ne Tetor, Philip Roth u bë anëtari  me shërbimin me jetëgjatë në departamentin e  Akademisë së Arteve dhe Letrave. Ai ka qenë një anëtar i Akademisë për  shume kohë dhe do të përmendet kur Akademia të përkujtojë figurat e njohura të tilla si Malcolm Cowley dhe Glenway Wescott, figura të ndritura të epokës së kaluar. Kohët e fundit Roth u bashkua me William Faulkner, Henry James dhe Jack London si një nga të paktët amerikane që do përfshiheshin në edicionet franceze të Plejadave (modeli jonë për Bibliotekën e Amerikës) gjithashtu dhe botuesi italian “Mondadori” po e shfaqte punën e tij mbi autorët klasike në programin “Meridiani series”. Të gjitha këto në stadin e fundit te jetës -përfshirë dhe çmimin Princi i Asturias i Spanjës në vitin 2012 dhe emërimin komandant në  Legjionin e Nderit të Francës në vitin 2013, dukej që të dyja këto çmime e bënin të lumtur. “Shiko këtë, “me tha ai muajin e kaluar, duke mbajtur lart librin me vëllime të Mondadorit, ishte i trashë sa një Bibël dhe përfshinte  tituj si Lamento di Portnoy  dhe Zuckerman Scatenato. “Kush lexon libra si ky”?. Në vitin 2012, teksa iu afrua moshës 80-vjeçare, Roth njoftoi se ai do të tërhiqej nga bota e letrave (shkrimit). Në të vërtetë ai ndaloi së shkruari dy vite më parë. Që nga ai moment ai ka vendosur një rekord për kohën e kaluar. Ai shkroi një letër të gjatë emocionuese ndaj Wikipedias, duke sfiduar përmbytjen  e papërshtatshme të enciklopedisë së tij online se ai nuk ishte një dëshmitar  i besueshëm për vete jetën e tij. Si përfundim Wikipedia mbylli dhe redaktoi sërish të gjithë informacionin hyrës mbi figurën e tij. Roth gjithashtu mban kontakte të rregullta me Blake Bailey të cilin e ka emëruar si biografin e tij zyrtar dhe i cili tashmë ka grumbulluar tashme 1.900 faqe shënime për librin i cili pritet të dalë dhe do jetë më shumë voluminoz se kaq. Kohëve të fundit ai ka mbikëqyrur botimin e Why Write?. Vëllimi i dhjetë dhe i fundit në edicionin e punës së tij në Bibliotekën e Amerikës. Një lloj ilustrimi përfundimtar i trashëgimisë përfshin një përzgjedhje të eseve letrare nga vitet 1960 dhe 1970, teksti i plotë i Shop Talk, mbledhja e bisedave dhe intervistave të tij në vitin 2001 me shkrimtarë të tjerë, shumë prej tyre evropianë dhe një seksion me ese dhe adresa te ndryshme, disa të botuara për herë të parë. Jo rastësisht libri përfundon me fjaline me tre fjale të vetme “Unë jam këtu”, në mesin e kapakëve të fortë. Tani Roth vazhdon jetën e qetë prej pensionisti në Upper West Side. Shtëpia e tij në Connecticut ku ai zakonisht banonte për periudha të zgjatura kur shkruante, tanimë ai e përdor për të banuar në verë. Ai takon miqtë, shkon në koncerte, kontrollon e-mailet, shikon filma të vjetër në Filmstruck. Jo shumë kohë më parë  ai pati një vizitë nga David Simon krijuesi i “The Wire”, i cili po bën një mini-seri prej 6 puntatash të “The Plot Against America”, pas kësaj ai u shpreh se romani i tij ishte në duar të mira. Gjendja shëndetësore e Roth është e mirë, megjithëse ka pasur një sërë operacionesh për një problem shëndetësor të përsëritur, ai duket i gëzuar dhe i plotësuar. Ai qëndron  i menduar mirëpo kur do bëhet gazmor menjëherë. Unë e kam intervistuar Roth-in shumë herë përgjatë viteve, dhe muajin e fundit e pyeta nëse dëshironte të komunikonim serish. Ashtu si shumë nga  lexuesit e tij, unë e pyesja  veten se çfarë po bëhej me autorin e “American Pastorial”,” i married a Communist” dhe “The Plot Against America “në këtë periudhë kohe të çuditshme. Dhe isha kurioz sesi se ai e shpenzonte kohën e tij “Sudoku”?. Duke parë tv?. Ai pranoi të intervistohej, vetëm nëse kjo intervistë do të bëhej ndërmjet postës elektronike. Ai tha se do i duhej pak kohë për të menduar se çfarë dëshironte të shprehej. 

“Children’s Book” u zbulua si  “Libri i vitit” në Irlandë.
Philip Roth: Shkrimtari kreativ që e eksploroi jetën me intensitet të lartë.
Philip Roth , gjiganti i literaturës Amerikane, vdes ne moshën 85-vjeçare
Charles McGrath: Në pak muaj  ju do të mbushni 85 vjeç. A ndiheni i moshuar? Si kanë qenë për ty vitet e pleqërisë?
Philip Roth: Po, brenda pak muajsh do hyj në një moshë tepër të vjetër-tani për tani është e çuditshme të gjej veten ende këtu, në fund të çdo ditë. Shtrihem në shtrat natën dhe mendoj i buzëqeshur “Jetova dhe një ditë tjetër”. Dhe më pas është e habitshme që zgjohem tetë orë me vonë dhe shoh mëngjesin e së nesërmes dhe unë që vazhdoj të jem këtu. ”Kam mbijetuar dhe një natë tjetër”. Unë shkoj të fle  i qeshur dhe zgjohem duke buzëqeshur. Jam shumë i kënaqur që jam ende gjallë. Për më tepër kur kjo ndodh javë pas dhe muaj pas muajit që kur nisa të “vizatoj” sigurinë që të jep iluzionin se kjo gjë nuk do të përfundojë edhe pse sigurisht e di që mund të ndalet në një moment. Është si të luash një lojë, ditë për ditë, një lojë e lartë aksionesh që për momentin madje dhe kundër mosmarrëveshjeve, vazhdoj ta fitoj. Do të shohim sa do të zgjasi fati im.
CM: Tani që juve jeni tërhequr si shkrimtar nga bota e letrave, a keni shkruar ndonjëherë ndonjë shkrim a mendoni për një rikthim tuajin?
PR: Jo, jo. Kjo për shkak se kushtet që më nxitën të ndaloja shkrimin e fiksonit shtatë vjet  më parë nuk kanë ndryshuar. Siç e kam thënë në librin “Why Write”?. Në 2010 unë kisha një dyshim të fortë se kisha bërë punën time më të mirë dhe asgjë më shumë nuk do mbetej prapa. Unë në atë kohe nuk kisha zotërim të vitalitetit mendor, të energjisë verbale apo përmbajtje të mirë fizike e nevojshme për të krijuar dhe mbajtur një kreativitet që kërkon krijimi i një romani...Çdo talent ka termat e tij -natyrën, fushëveprimin dhe forcën e tij dhe hapësirën jetësore …”Jo të gjithë mund të jenë të frytshëm përgjithmonë.
CM: Duke u kthyer pas një kohe,si i kujtoni 50 vitet e juaja si shkrimtar?
PR: Ngazëllime dhe rënkime. Fustrimi dhe liria. Frymëzim dhe pasiguri. Bollëku dhe boshllëku. Flakëron dhe kalojnë përmes. Repertori ditor me lëkundje të dyfishtë që çdo talent i përballon -dhe vetmia e madhe gjithashtu. Dhe heshtja: 50 vite në një dhomë të heshtur si fundi i një pishinë, duke u ulur dhe kur gjithçka shkonte mirë, pagesa ime minimale e përditshme e prozës se përdorshme.
CM: Në veprën “Why writte” ju ribotoni esenë e famshme “Writting American Fiction”, e cila argumenton se realiteti amerikan është kaq i çmendur saqë pothuajse tejkalon imagjinatën e shkrimtarit. Ishte viti 1960 kur e thate këtë. Po tani?. A keni parashikuar  ndonjëherë një Amerikë si ajo që jetojmë sot?
PR:
Askush nga ata që njoh unë nuk ka parashikuar një Amerikë si ajo që jetojmë sot. Askush nuk mund të imagjinonte katastrofën e shekullit te 21-te që do të binte në Shtetet e Bashkuara  me përjashtim te HL Mencken-it  i cili përshkroi botërisht demokracinë amerikane si ”adhurimi i caklalleve nga cakallet”, në maskën e tmerrshme të një Big brotheri Orwellian, po në figurën qesharake të komedisë së mburrjes dell’arte. Sa naiv isha në 1960 që mendoja që unë isha një amerikan që jetoja në një kohë të papërshtatshme!. Sa çuditshëm!. Por, çfarë mund të dija unë në 1960, 1963, ose 1968,1974 ose 2001, 2016?
CM:Romani juaj  i vitit 2004 ,”Plot Against America”, duket i parëndësishme në ditët e sotme. Kur ky roman doli , disa njerëz e panë atë si një koment mbi administratën e Bush-it , por  kjo gjë nuk kishte asnjë lidhje në atë kohë sa duket të ketë tani.
PR:, Mund të ju duket juve ashtu, sidoqoftë sigurisht që ka një ndryshim të madh midis rrethanave politike që unë them në vepër për SHBA në vitin 1940 dhe fatkeqësitë politike që na tronditin sot. Është si ndryshimi mes Presidentit Lindbergh dhe Presidenti Trump. Charles Lindbergh , në jetë po ashtu dhe në romanin tim mund të këtë qenë një racist i vërtet dhe një anti-semit  supermacist i bardhë që i pëlqente fashizmi- por ai ishte gjithashtu- për shkak të fluturimit të tij transatlantik në moshën 25 vjeçare - një hero autentik amerikan 13 vite para se ta fitonte atë presidencë. Lindbergh historikisht , ishte pilot i guximshëm i ri i cili në vitin 1927 për herë të parë fluturoi  pa ndalesa  përgjatë Atlantikut, nga Long Island në Paris. Ai e bëri atë në 33.5 orë në një monoplan të vetëm me një motor, duke e bërë atë një lloj “Leif Ericson” të shekullit 20-te, Magellan aeronatik, një nga fenerët më të hershëm të aviacionit. Trumpi në krahasim, është një mashtrim masiv, shuma e keqe e mangësive të tij, të privuara nga çdo gjë, përveç ideologjisë së uritur të një megalomaniaku.
CM: Një nga temat tuaja të përsëritura ka qenë dëshira seksuale mashkullore-dëshira e prishjes dhe manifestimet e saj të shumta. Si ju duket tani meqë shumë gra dalin dhe akuzojnë kaq shumë njerëz të njohur për ngacmim dhe abuzim seksual?
PR: Unë jam siç e thatë dhe juve  i njohur si një romancier ndaj furive erotike. Burrat e mbështjellur nga tundimi seksual janë një nga disa aspekte të jetës së tyre që unë kam shkruar në disa nga librat e mi. Mashkulli i përgjigjet thirrjes këmbëngulëse  të kënaqësisë seksuale, e mbuluar nga dëshirat e turpshme dhe nga padurimi i epshit obsesiv, të mashtruar dhe nga joshja e tabuve- gjatë dekadave kam imagjinuar një grup të vogël  njerëzish të pazgjidhur të zotëruar  nga forca të tilla inflamatore ata duhet të “negociojnë” dhe të plotësohen. Unë kam provuar të jem në kompromis në paraqitjen e këtyre burrave të  secilit ashtu siç është, secili kur sillet, ngjall, nxit, i uritur në kthetrat e zjarrta trupore dhe përballet me grupin e dredhive  psikologjike dhe etike nevojat e dëshirës së pranishme. Unë nuk i kam shmangur faktet e vërteta në këto imagjinata dhe pse  burrat me ngjyrë të bardhë bëjnë atë që bëjnë duke mos qenë në një harmoni me portretizimin e tyre  që do i bënte të pëlqyeshëm në një publik mashkullor. Unë nuk kam ndalur vetëm brenda mendësisë se një burri, por në realitetin e atyre që nxisin  presionin kokëfortë që mund të kërcënojnë racionalitetin e dikujt duke nxitur  ëe njëjtin intensitet sa mund të përjetohet si një formë e çmendurisë. Rrjedhimisht, asnjë nga sjelljet me ekstreme qe kam lexuar në gazeta në kohët e fundit nuk me ka mahnitur.
CM: Para se te dilnit ne pension juve ishit te famshëm për ditët e juaja te gjata .Tani qe ju keni ndaluar se shkruari çfarë bëni me gjithë atë kohe te lire?
PR:Kam lexuar -çuditërisht apo jo çuditërisht  shume pak fiction, kam kaluar gjithë jetën time duke lexuar fiction, duke mësuar fiction,duke studiuar fiction dhe duke shkruar fiction. Kam punuar për zhanër tjerë shtate vite me pare. Qe atëherë kam kaluar një pjese te mire  te çdo dite duke lexuar histori amerikane ,por dhe histori moderne evropiane. Leximi ka marrë vendin e shkrimit dhe përbën pjesën më të madhe, stimulin jetën e të menduarit tim.
CM: Çfarë keni lexuar kohet e fundit?
PR: Së fundmi jam larguar nga puna dhe kam lexuar një koleksion heterogjen të librave. Kam lexuar tre libra nga Tah-Nehisi Coates , më i shpeshti nga pikëpamje letrare ,”The Beatiful Struggl”, e kujtimi i tij për sfidën e djalërisë nga babai i tij. Nga leximi Coates mësova për përmbledhjen provokative të Nell Irvin Painter’s “Historia e Popullit të Bardhë “(The story of white people)”. Piktori më ktheu në historinë amerikane, skllavërinë Amerikane të Edmunt  Morganit, Lirinë Amerikane, një histori të madhe shkencore te asaj që Morgan e quan “martesa e skllavërisë se lirisë “siç ekzistonte ne shtetin e Virxhinias dikur. Duke lexuar Morgan u udhëhoqa për te lexuar esete e Teju Cole para se te beja një kthese te madhe duke lexuar The  swerve te Stephen Greenblatt, rreth rrethanave të zbulimit të shekullit të 15-të të dorëshkrimit të Lucretos mbi Natyrën e gjërave. Kjo me çoi në marrjen e disa prej poezive të gjata të Lucretiusit të shkruara diku nga shekulli parë para erës sonë, në një përkthim prozës së A.E.Stallings. Prej andej unë lexova librin e Greenblatt për mënyrën se si Shekspiri u bë Shekspir, Willi që njeh Bota. Në mesin e gjithë kësaj dua të lexoj dhe të shijoj autobiografinë e Bruce Springsteen nuk mund të shpjegoj, por di të them se është pjesë e kënaqësisë që tani më kam kohë në dispozicionin tim për të lexuar çfarëdo vepre që me vjen duke më ftuar në surpriza të papritshme.
Kopjet e para të para publikimit të librave mbërrijnë rregullisht me postë, kështu unë zbulova  “Pogrom” të Steven  Zipperstein: Kishinev me ”Tilt of History” vë në dukje momentin e fillim shekullit të 20-të, kur gjendja e hebrejve në Europe u bë vdekjeprurëse në një mënyrë që  parashikonte fundin e çdo gjëje. ”Pogrom” me udhëhoqi për të gjetur një libër të kohëve të fundit të historisë interpretuese Yuri Slezkine me The Jewish century  i cili argumenton  se “EPOKA MODERNE” është jeta hebraike dhe shekulli i 20-të në veçanti është shekulli hebre.
Kam lexuar “Personal  Impressions” nga Isaiah  Berlin portret e tij të eseve të kastit të  figurave. Me ndikim të shekullit 20-të që ai kishte njohur dhe kishte vëzhguar. Virginia Woolf me të gjithë gjenialitetin e saj me faqet rreth takimit të mbrëmjes në Leninningrad e bombarduar në vitin 1945 me poeten Anna Akhmatova kur kjo e fundit ishte në të 50-tat e saj  e izoluar e vetmuar, e përçmuar, dhe e persekutuar nga regjimi sovjetik. Berlini  shkruante –“Lenningradi pas luftës ishte për të një varrezë e madhe varrezë e miqve të saj….
Tregimi  i tragjedisë së pakalueshme të jetës së saj shkoj përtej çdo gjëje që dikush kishte përshkuar ndonjëherë me fjalë të folura “Ato folën deri në tre ose katër të mëngjesit”.
Skena është si një lëvizje si çdo gjë nga “Tolstoy”. Vetëm gjatë javës së kaluar, lexova libra nga dy shokë ,”Biografi e James Joyce” dhe një autobiografi  e çuditshme e centrike ‘Confessions of an Old  Jewish Painter,” e shkruar nga një nga miqtë mi të dashur që nuk jeton më. Unë kam shumë miq që nuk jetojnë më shumë prej tyre ishin shkrimtarë. Me mungojnë të gjej librat e tyre në postë. Shërbimi i New York Times. Përktheu: Brunilda Leka 

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 19:27
Login to post comments