Ansambli Kombëtar i Egjiptit ka dhuruar shfaqje në Pazarin historik të Gjirokastrës, krahas Ansamblit lokal “Lunxheria”, duke sjellë një atmosferë të pazakonte festive në “Qafën e Pazarit”.
Takimi i dy kulturave çeli siparin e aktiviteteve kultutore, që “TID”, një organizatë lokale do të sjellë përgjatë të gjithë sezonit turistik në Gjirokastër.
Dorian Llongo, njëri prej organizatorëve të kësaj shfaqjeje, tha se rijetëzimi i qendrës historike kërkon jetë aktive kulturore. Pritet që një seri koncertesh, që do të kulmojnë në korrik e gusht, të mbështeten nga donatorë të shumtë.
Pazari u përfshi nga ngjyrat e Ansamblit të Egjiptit dhe polifonia e vallet popullore të Jugut. Shumë turistë e vizitorë iu bashkuan festimeve dhe vallëzimit në qendrën historike, deri në orët e mbrëmjes.
Pjesë e takimit të të dy kulturave u bënë më shumë se 30 artistë dhe një numër vullnetarësh që do të angazhohen përgjatë të gjithë sezonit për të ndihmuar