×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përgatitjet për Festivalin e këngës për fëmijë mes "zhurmës" për mungesë financimi

Tuesday, 29 May 2018 18:30

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë do të çelë më 1 qershor edicionin e tij të 56-të.

Por në prag të aktivitetit, bashkia e Shkodrës akuzoi Ministrinë e Arsimit se i ka hequr mbështetjen financiare.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thanë se me ligjin e ri, ata nuk janë më pjesë e vendimmarrjes pasi Qendrat Kulturore i kanë kaluar Bashkive.

Po bëhen përgatitjet e fundit. Edicioni i 56-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të startojë më 1 qershor dhe këtë vit do të rikthehet në skenën e mbyllur të Teatrit 'Migjeni'.

Kujtim Alija: Nganjëherë kemi dalë jashtë, na është duk shumë bukur por na kanë gjykuar se Festivali ka disa karakteristika që duhet të jetë dhe brenda.

Drejtori i Festivalit Kujtim Alija, thotë se në garë janë 22 këngë, ndërsa nuk do të mungojnë risitë dhe surprizat që janë një traditë e këtij evenimenti.

Kujtim Alija: Kjo garanton cilësinë apo kualitetin e Festivalit.

Vlerësimi edhe këtë vit do të bëhet nga vetë fëmijët, ndërsa Alija kërkon që vemendja të jetë më e madhe nga institucionet, pasi ky është i vetmi Festival që organizohet jashtë Tirane.

Kujtim Alija: Institucionet qëndrore duhet, duhet më shumë ti sjellin sytë nga ky Festival sepse edhe është i vetmi Festival Kombëtar që zhvillohet jashtë kryeqytetit, por mbi të gjitha kemi të bëjmë edhe me një traditë të gjatë.

Por në prag të këtij Festivali, bashkia e Shkodres doli me një deklaratë publike ku hodhi akuza ndaj Ministrisë së Arsimit se ka hequr dorë nga mbështetja e Festivalit, ku ndonëse kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve me një fond 8 milion lekë, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Ndaj duke e cilësuar skandal mori përsipër të gjithë angazhimin për mbarëvatjen e organizimit.

Login to post comments