×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Festivali i Kukullave, trupat e artistëve nga bota mblidhen në Tiranë

Tuesday, 29 May 2018 19:25

Prej dy ditësh japin shfaqje në Teatrin e Metropolit grupe të ndryshme të teatrove të kukullave.

Që nga 27 maj deri në 1 qershor janë pesë shtete, si Kina, Spanja, Turqia, Rumani dhe Shqipëria, të cilat përfaqësoheshin me vepra teatrore, të vlerësuara me çmime ndërkombëtare. Këtë të martë është radha e Shqipërisë me shfaqjen ‘Don Kishoti’.

Nëpërmjet shkëmbimit kulturor ky projekt ka si objektiv të njohë spektatorin dhe artistët e këtij zhanri në vend, me format e reja dhe konceptet bashkëkohore të vendeve të ndryshme në botë, duke krijuar mundësinë e kultivimit cilësor të këtij zhanri artistik dhe aq edukativ.

Ndërsa në ditën përmbyllëse të festivalit do të hapet me një ekspozitë etnografike me punë nga autorë të ndryshëm nga trevat shqipfolëse në Muzeun Kombëtar. Shfaqjet jepen në një skenë të hapur për publikun pasdite edhe në sheshin “Skënderbej”.

33805495 2512551485636923 7189757927605927936 n

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...