Eleni Foureira, shqiptarja që do përfaqësojë Qipron në Eurovision ka dhënë një intervistë për Tasos Bimpisidi, ku ndër të tjera ajo ko folur për vitet që ka kaluar në Shqipëri, por edhe për vizitat e shpeshta që bën këtu.
A ju kujtohet diçka nga vitet që keni kaluar në Shqipëri?
Ato janë të paharrueshme. Ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Për t’ju thënë të vërtetën, unë kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër vëllezër e motra. Familje e madhe. Mbaj mend vite të bukura, të pastra, pa dinakëri, pa pamje të shëmtuara.
A jeni kthyer në Shqipëri?
Po, sigurisht, gjyshi dhe gjyshja jetojnë atje. Shkoj dhe i shoh shpesh. Ata janë shumë të lumtur për mua, krenohen dhe gëzohen për atë që kam arritur.
Prindërit me çfarë merren?
Nëna ime është një rrobaqepëse dhe baba im ishte punëtor. Nëna ime më tha pastaj “ju keni botën tuaj.” Prindërit e mi janë gjithmonë aty për mua, sidomos babai im është shumë krenar. Ata vijnë në shfaqjet e mia dhe më shohësh kur munden. Nga momenti i parë ata kanë qenë mbështetja ime më e madhe. TIRANA TODAY