Të përshkosh Shqipërinë me një Vespa. Ky është udhëtimi turistik i 200 motoristëve italianë, të cilët janë ndalur në qytetin e Vlorës. Me motorët e tyre Vespa, prodhime të viteve ‘70-‘80, motoristët përshkuan Kroacinë, Malin e Zi, dhe këtë të mërkurë u ndalën në territorin shqiptar.
Qëllimi i tyre është të përshkojnë Shqipërinë duke promovuar turizmin në vendin tonë.
Udhëtimi i motoristeve vijoi përgjatë rivierës shqiptare në Sarandë dhe më pas në Greqi.
Ky itinerar i motoristëve, është një promovim edhe për turizmin shqiptar dhe qytetin e Vlorës, çka tregon se ky qytet bregdetar, por edhe e gjithë Shqipëria, mbeten nga destinacionet e preferuara të turistëve të huaj.