Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar i cili kërkohej në Gjermani për vrasje.
Sipas mediave italiane, shqiptari 23-vjeçar dyshohet se ka vrarë një grua gjatë një grabitje në Gjermani, dhe është ndaluar në aeroportin e Malpensas në Milano gjatë kontrollit të dokumenteve të identifikimit pasi donte të largohej për në Shqipëri.
Sipas raportimeve të mediave italiane shqiptari u paqarit në kontrollin e pasaportave të aeroportit. Pavarësisht se nga autoritet italiane rezultonte i ‘pastër’ në sistem, pyetjet dhe verifikimet e mëtejshëm që u bënë zbuluan se ndaj të riut rendonte një urdhër-arresti ndërkombëtar për vrasje. Pas vënies në pranga, ai është dërguar në burgun e Busto Arsizio dhe pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
Ngjarja për të cilën kërkohej shqiptari ka ndodhur Janarin e vitit 2017. Shqiptari u fut për të vjedhur në një banesë në qytetin gjerman Aachen. Por, një nga personat që banonte aty, një 18-vjeçare, e pikasi. 23-vjeçari e qëlloi me thikë të renë. Policia mori alarmin për ngjarjen rreth orës 1.45.
Vajza mbeti e lënduar rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Në Gjermani, raportohet se shqiptari kishte shkuar si refugjat rreth 3 vite më parë.