Deklaratat për shkëmbimi territoriale dhe për ndarje të Kosovës kanë sjellë reagimet e pritshme. Por nga Mali i Zi po kërkojnë edhe në histori. Politikani nga Mali i Zi Nebojsha Medojeviç ka thënë sot se territorin e sotëm të Dukagjinit gjatë Luftërave ballkanike e ka çliruar dhe e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë dhe pastaj ia ka lënë Serbisë e nëse Serbia tani dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesat e veta, transmeton Koha.net.
“Territorin e Dukagjinit të sotëm gjatë Luftërave ballkanike e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë. Mbreti, atëherë Dukagjinin ia dha vëllait Serbi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë është historikisht e drejtë që Mali i Zi ta kërkojë këtë territor. Kufizimi hap procese. E kemi çliruar edhe Shkodrën e cila po ashtu graviton nga Mali i zi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjin t’ia falë Shqipërisë, Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesa”, ka shkruar Medojeviç në Twitter.