Ka filluar takimi Thaçi-Vuçiç në Alpbach të Austrisë. Në mbledhjen e Forumit Europian, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe për çështjen e rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fjalës së tij Thaçi u shpreh se një marrëveshje me Serbinë nuk është fare e thjeshtë por siguroji shtetasit kosovarë se kufijtë etnikë nuk do të preken.
“Koha për të bërë marrëveshjen Kosovë-Serbi është tani. Nuk është fare e thjeshtë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi shqyrtuar rishikimin e kufijve. Kosovës nuk do ti preken kufijtë etnik por marrëveshja Serbi-Kosovë ka një vizion.” tha Thaçi.
Ndërkohë presidenti Vuçiç ka thënë se pavarësisht të gjitha pakënaqësive dy vendet duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve.