Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i ka reaguar Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Beograd, i cili doli kundër idesë së ndryshimit të kufijve.
Vuçiç ka thënë se Britania e Madhe po kundërshton ndryshimin e kufijve tash kur Serbisë po i konvenon ndërsa asnjëherë s’ka dalë kundër këtyre ndryshimeve që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit.
Madje, Shefi i Shtetit Serb ka thënë se Britania e Madhe s’e ka penguar kur Serbisë i ishin ndryshuar kufijtë me ndarjen e Kosovës, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë. “Për serbët ka sjellë shumë rrezik dhe kosto pse i ndryshuat ju kufijtë në vitin 2008, kur e shkatërruat Serbinë në vitin 1991 dhe në vitin 1992", është përgjigjur Vuçiç duke komentuar deklaratën e ambasadorit britanik në Beograd.
"Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh”, ka shtuar Vuçiç.