Një anije me pasagjerë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur anija me 875 persona në bord sapo kishte lënë portin e Pireut me destinacion Chania në Kretë.
Sipas mediave Greke, në anije ishin 141 anëtarë ekuipazhi dhe pjesa tjetër pasagjerë.
Flakët kanë nisur në një zonë në garazhin e tragetit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit
Zyrtarë të rojes bregdetare thanë se nuk pati njoftime për persona të lënduar.
Po nga mediat vendase bëhet e ditur se në anije kishte edhe rreth 200 shqiptarë. Autoritet kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të zjarrit në traget.