Kosova e Serbia konsiderojnë shkëmbimin e territoreve, një ide që ndan Ballkanin

Premte, 07 September 2018 07:28

Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit në Serbi, do të fillojë të jetojë ëndrrën e gjatë, nëse Serbia pajtohet që të shkëmbejë një pjesë të territorit të saj me fqinjin Kosovën, nis artikulli i sotëm në Reuters.

Marrëveshja do të bënte që qyteti i Kamberit, dhe dy qytetet e tjera në Serbi, Medvegja dhe Presheva, t’i bashkohen Kosovës, diçka për të cilën kishte votuar më 1992 regjionit i dominuar nga shqiptarët, transmeton Koha.net.

“Të gjithë shqiptarët ëndërrojnë që kjo të ndodhë një ditë”, thotë Kamberi. “Nuk ishte asnjëherë kaq afër”.

Në shkëmbim, Serbia do të merrte veriun e Kosovës e populluar nga serbët, shkruan Reuters. Liderët e të dyja vende do të takohen të premten në Bruksel, dhe pritet që ata të diskutojnë shkëmbimin e territoreve, i propozuar për herë të parë zyrtarisht.

Ideja së pari ishte lansuar nga zyrtarët e Serbisë, në mesin e tyre nga ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm. Pastaj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e çoi më lartë këtë çështje, dhe tha se do ta diskutonte këtë çështje në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Koha.net.

Por, ky propozim ka ndarë Bashkimin Evropian, shkruan Reuters. Takimi i së premtes do të drejtohet nga Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, që nuk e ka hedhur poshtë këtë ide. Por, zyrtarët gjerman kanë thënë se një gjë e tillë do të hapte plagët e vjetra në rajon, ende të dëmtuara nga konfliktet etnike të viteve të 90-ta.

“Në rajonin e Ballkanit, propozuesit thonë se shkëmbimi i tillë do të ndihmonte në zgjidhjen konflikteve ndërmjet dy vendeve, pothuajse 20 vjet pas fushatës së bombardimeve të NATO-së, që ndihmoi në përfundimin e luftës së Serbisë ndaj kryengritësve në Kosovë, në atë kohë pjesë e territorit të saj”, shkruan Reuters.

“Sigurisht, se do ta shqyrtojmë atë me kujdes”, ka thënë një zyrtar i BE-së që nuk dëshiroi të emërohej. “Nuk duam të mbështesim diçka që mund të jetë jofunksionale apo që do të mbillte fara të konflikteve të tjera në të ardhmen. Por, nuk është se ne do ta hidhnim poshtë nëse të dyja palët duan të bëjnë një marrëveshje të fortë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...