Po përcillet me shumë tensione vizita e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë këtë fundjavë.
Shqiptarët në Kosovë po e presin me revoltë kudo. Por për një gjë Vuçic u shfaq shumë krenar dje para serbëve në veri. Ai njoftoi se pati një telefonatë shumë të mirë me Erdoganin nga Stambolli.
Siç duket vëllai i Ramës nxitoi t’i shfaqte mbështetjen e tij Presidentit serb për interesat e tij në Kosovë.
Erdogan dhe Vuçiç kanë raporte të shkëlqyera dhe kjo edhe për shkak të rolit të Kryeministrit të Shqipërisë, i cili i ka dhënë goditje shumë të mëdha interesave tona kombëtare.
Aleanca e madhe ruso-turke prej kohësh i ka dhënë bekimin Vuçiçit për planet e tij anti shqiptare. Dhe për realizimin e këtyre planeve kanë një mbështetje të madhe të Ramës, i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka për vëllain e tij Erdogan.